Zemërim Gazetaresk… dhe lidhje që s’i përmend askush!

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Kush preferon të ngryset me lajme abuzimi të miturish, litarë të varur ne banjo gati për ti marrë jetën një të pafajshmi, fëmijë të zhdukur në plehra, dhe zemërim gazetarësh që kërkojnë me ngul kthimin e dënimit me vdekje (edhe pse të gjithë e kuptojmë që kur një pedofil mund të dënohej së paku me burg e në fakt është dënuar me gjobë, çfarë na garanton se ai do të dënohej në këtë rast me vdekje (duke supozuar që kjo është zgjidhja, kuptohet!)?

Askush!

Unë nuk do të përsëris të thënat e të tjerëve. S’ka nevojë!

Unë do të përmend vetëm një lidhje që unë e shikoj qartë… e më duke se askush nuk e shikon!

Striptizmi si shenjë e modernitetit.

8 Mars. Një klub mu në mes të Tiranës, zgjedh ta festojë Ditën e Gruas, me striptizëm. Unë pashë fotot pas sinjalizimit nga dikush që i ishte dukur skandal pamja e asaj feste. Edhe mua m’u duk skandal. Jo striptistët (ata atë punë kanë), por lakuriqësia e shitur si një spektakël për të argëtuar burra e gra (me siguri, duhet të kenë qënë në gjendje të mirë financiare-shoqërore, se ndryshe s’shkonin aty), në një festë që ka marrë pamje të një feste masive për gratë (siç ndodh rëndom me të gjitha ditët e pushimit)! Faktori i “tmerrshëm” në këtë rast, është “shitja” për modë e striptizmit – në nivele gati gati popullore. Me siguri, aq shumë popullore duket kjo, sa dikush, mund të më kritikojë fare lehtas për anakronizëm vetëm sepse unë po shkruaj këto që po shkruaj (më ka ndodhur më përpara në postimet e kuturu-së!).

Big Brother 3 a 4; si një shenjë e modës së imoralitetit!

Unë s’kam ndonjë përshtypje të veçantë për show të tipit Big Brother. Reality Show janë mjeti i kohës për të treguar në ekran aspekte të jetës së njerëzve… kush ka kuriozitet (natyrshëm) i ndjek!

Por, përse duhet, që ky reality show të marrë përmasat e një shfaqje imoraliteti, që na tregohet në ekran të shtunën në darkë (e ku, të shtunën!) – dhe pastaj, në të kundërt të asaj që pres, këto vese na “imponohen” si një vlerë që duhet pranuar? Një “gay” doli hapur në ekran edicionin e kaluar, dhe nxitimthi të gjithë e kthyen Big Brother në arenën e mbrojtjes së “gay”-ve, duke na nxitur ta pranojmë fenomenin si “natyral” pavarësisht nga mendimet tona personale mbi fenomenin? (edhe për këtë do më “shajnë” dikur!) Këtë sezon, lidhjet banorëve me shumë femra, profesione me bazë shitjen e seksualitetit, lidhje të nxitura janë “të modës.” Nuk e di akoma nëse ka ndonjë “pefodil” që do të na zbulohet në faza më të nxehta të spektaklit…

Dhe meqë shkuam te pefodilia, ja lidhja për të cilën e kam fjalën:

Në fillim, burri dhe gruaja duhet të martoheshin bashkë, të përdornin lirisht e krejt pa turp lirinë që ju ka dhënë krijuesi të kënaqen me njëri tjetrin, e pastaj, të kenë fëmijë; të jetojnë bashkë e të krijojnë një kontekst të përshtatshëm shoqëror për të jetuar ashtu si duhet. Pastaj, burri e gruaja bashkë, të nxitur nga dëshira “jo origjinale” vendosin të eksperimentojnë duke dalë jashtë kufinjve të fillimit. Kështu, burri (per efekt të shkurtësisë, po merrem vetëm me të) zgjedh të kërkojë për gra të tjera që s’janë të tijat. E pastaj, shfaqet divorci. E shfaqen “dashnoret” (aq sa nëpër media, konsiderohesh “budalla” nëse s’ke dashnore). E pastaj, kur ky kërkim për “liri” nuk jep shenjat e kërkuara të lumturisë, fillon dashuria për burrat, e pastaj, nëse do të hedhësh një hap më tej fillon dëshira për abuzim me të miturit…

(Lidhjet e mësipërme, nuk janë në rend kronologjik (dmth që ndodhin njëra pas tjetrës) por janë në rend “imoralitet” (dmth që njëra na duket më e shëmtuar se tjetra).

Mendjet e ndritura të shtypit të sotëm (si opinionbërës e kam fjalën) nuk i shohin këto lidhje. Shikojnë vetëm “dënimin me vdekje” për hallkën e fundit të zinxhirit, si një zgjidhje, për një kulturë që fatkeqësisht e kanë krijuar me mundin dhe djersën e tyre, në këtë kohë budallallëku…

Edhe që të kthehemi te vetja: ligësia e zemrës sonë del në pah në të gjitha situatat, qoftë kur bëjmë keq, e qoftë kur reagojmë ndaj atyre që bëjnë keq! Unë do të përpiqem të kujdesem për zemrën time sot, edhe të përpiqem ta vë zemrën të ndjekë me besnikëri, krijuesin e zemrës… atë që ka urdhëruar që njeriu të kënaqet me gruan e tij, e të kujdeset për fëmijët e tij, si një dhuratë që e përmban të gjithë lumturinë e dëshiruar të një njeriu…

 

E mirepresim mendimin tuaj: