E bukura është t’ia tregosh të gjithëve… 2

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Përpara 12 ditësh e pashë për herë të parë një reklamë të Vodafone. Vendosa të reagoj. Jo sepse s’ka pasur shfaqje të ngjashme të këtij lloji më përpara, por të paktën, mua m’u duk e papërshtatshme që reklama të vinte nga një kompani e njohur ndërkombëtare.

Dhe në TV është një problem! Por unë e zgjidh duke e fikur TV (sidomos kur kam fëmijët vërdallë). Por në rrugë, kur e pashë në rrugë, u acarova!

Që nga ajo ditë, disa gjëra ndodhën (gruaja ime mori në telefon Vodafone menjëherë, pastaj u hap një mundësi votimi për t’ia çuar Vodafone si reagim, komunikim zyrtar me Vodafone, artikuj të tjerë në mbështetje të idesë që kisha edhe unë, se nuk isha vetëm). Këto ndodhën.

Nga këto që ndodhën, kam nxjerrë mësimet e mëposhtme:

1. Eshtë mirë të reagojmë së bashku.

Nuk është e lehtë të kesh një përshtypje që diçka e keqe po ndodh edhe ti ndjehesh i vetëm, sikur askush tjetër nuk të kupton! Në këtë rast, kishte plot, më shumë se 300 që shprehën mendime të ngjashme me mendimin tim. Dhe nuk u ndjeva vetëm. Herës tjetër ndoshta do të jemi më shumë.

2. Eshtë mirë të reagojmë për qëllime të pastra e jo përfitimi personal.

Unë e respektoj Vodafone – për aq sa mund të respektohet një kompani, të kuptohemi! Por e kam fjalën, nuk kam asnjë problem me kompaninë. Unë thjesht kam bindjen se reklama është e dëmshme dhe e padobishme. Pikë. Eshtë më e lehtë të futesh në betejë në këtë mënyrë…

3. Po kritikët?

Gjithmonë ka kritikë. Edhe kritikues! Këtyre ju them… Vazhdoni punën! Le të kritikohemi prapë në raste të ngjashme 🙂

Si përfundim, nuk e di pse jam më i qetë! Jo sepse kam iluzionin që unë (edhe ne bashkë) përmirësuam situatën ashtu siç do të donim, por sepse tani për tani, për aq sa di, kaq kam mundësi të bëj. Dhe prandaj, po shkoj të fle…

Natën e mirë!

E mirepresim mendimin tuaj: