Update: Çfarë do thoshte Papa?

kuturuKrim-tari, Kulture Shqiptare, Tent-a-tivë0 Comments

… kur të shikonte këtë pamje?

Siç mund ta vini re, koha e foljes ka ndryshuar. Sepse, sot pasdite vura re, qe reklama e Birrës Tirana është hequr!

Më në fund!

Nuk është që po mendoj që postimi i paradites e hoqi reklamën, por po i gëzohem faktit që edhe zyrtarë mendojnë si unë – dmth e kuptojnë që një pamje e tillë nuk i shkon për shtat vizitës së Papës.

Po pres që të kuptojnë që një reklamë e tillë nuk i shkon për shtat, as qytetit të Tiranës pasi të ikë Papa… madje nuk i shkon për shtat as vetë Birrës Tirana, por kjo do më shumë argumentim, për të cilin s’kemi kohë tani…

Tani, le të gëzohemi për pak, me të gjithë ata që kanë të njëjtën mendje…

 

Alt Text

E mirepresim mendimin tuaj: