Uje i pijshem nga cezma, edhe kur nuk te vjen ne shtepi!

kuturuRrëmujë0 Comments

Ky eshte paradoksi i fundit qe me zune syte ne faqet e gazetave e ne zerat e spikerave shpiqtare te lajmeve… Dmth drejtori i ujesjellesit (qe per efekt te qellimeve te mia, as me intereson se si e ka emrin!) thote qe uji qe vjen nga rubineti i ujesjellesit eshte i pijshem. Lajmi: Uji i ujesjellesit eshte i paster edhe i konsumueshem pa merak se do te marrim bakterie e copeza ujerash te zeza neper te.
Deri ketu nuk eshte kuturu! Eshte pikerisht sic duhet te jete!
Por paradoksi fillon kur nje qytetar i zakonshem si puna ime, qe jeton ne nje nga lagjet e ketij qyteti, ka rreth 1 muaj qe e shikon shume rralle ujin te vije tek shtepia. Uji mund te jete i pijshem por nuk vjen aty ku duhet te vije.
Me fjale te tjera shoku drejtor, ti duhet te sigurohesh njehere qe qytetaret kane uje ne shtepi. Pastaj te sigurohesh qe uji eshte i pijshem.
Por, prape se prape, po ngushellohem me idene qe te pakten kur marr bodonat e ujit e ene te tjera ku ti gjej neper shtepi per ti mbushur ne nje lagje tjeter te qytetit ose te nje si tip burimi ne malin e Dajtit, te pakten e di qe uji eshte i paster, gjithmone sipas drejtorit te ujesjellesit.
Urojme qe nje dite te jene realitet te dyja: edhe uji te te vije ne shtepi, edhe te jete i paster. Me vone do te vije edhe besimi qe uji eshte vertet i paster e nuk do harxhojme leke per te blere uje ne dyqan – qe meqe ra fjala, drejtori i ujesjellesit thote qe eshte i papaster sepse eshte mbushur direkt nga cezma e ujesjellesit !!!
I kuturisur nga mungesa e ujit,
Nje qytetar i Tiranes

E mirepresim mendimin tuaj: