Reklama e Top Fest 10

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Ai është festivali i muzikës moderne shqiptare. Prej tij kanë dalë emra të njohur të këngës moderne shqiptare, të pëlqyer për publikun, si për shembull Alban Skënderaj. Edhe gjithashtu, kohët e fundit Elhaida Dani e riktheu vëmendjen edhe njëherë te cilësia e përzgjedhjes së fituesve të këtij festivali, pasi kjo e fundit fitoi një konkurs të njohur talentesh në Itali.

Top-Fest

Dhe natyrisht për një ngjarje të tillë mjafton një prezantim dinjitoz, i përshtatshëm me rëndësinë e pretenduar të festivalit, dhe ndikimit që ka në muzikën dhe shijet muzikore të shumë të rinjve.

Këtu filloi habia ime kur pashë posterin e festivalit të ngulur me gozhdë (a ke kapëse letrash nuk e di!) në pemët e rrugës përbri liceut në Tiranë. Shikoni foton ilustruese për ta parë me sytë tuaj.

Edhe letra duket si HD. Por realisht, e shkalafitur në drurin shumëvjeçar të asaj rruge, që kushedi sa postera amatorë ka mëbajtur mbi kurriz, sikur e ul fare vlerën e ngjarjes.

A ka një mundësi tjetër për të reklamuar ashtu siç duhet një ngjarje të këtij lloji? Nëse printoni një poster për një ngjarje, ku do ta vendosnit që të tërhiqnit vëmendjen? A ju bie cilësia e aktivitetit në mendjen tuaj kur shikoni postera të vendosur në rrugë në këtë formë?
.

E mirepresim mendimin tuaj: