Tani u kujtuan prinderit?

kuturufamilja, Jeta Shqiptare, Rrëmujë, Vlera0 Comments

Procesi i edukimit te femijeve eshte nje proces i nderlikuar dhe me shume hallka te veshtira per tu bashkerenduar. Po e nis kete diskutim, i nxitur nga nje artikulli gazetes Shekulli, i cili ve ne dukje nje histori “te dyshimte” ne nje nga librat e klases se trete. Libri eshte botuar nga nje shtepi botuese private, edhe patjeter qe ka marre miratimin e Ministrise se Arsimit per t’u pranuar si nje botim zyrtar dhe i pershtatshem per arsimin shqiptar.

Diskutimi nese kete rradhe verejtja per librin eshte e sakte apo jo, nuk do te jete pjese e vezhgimeve te “kuturuse”. Tashme diskutimi eshte publik ne gazeten Shekulli edhe njerezit mund te komentojne aty. Edhe diskutimi se si Ministria i kontrollon tekstet, nuk do te jete pjese e kuturuse kete rradhe – megjithese jemi te sigurt qe ka vend per te folur per kete ceshtje.

Diskutimi qe do te shoshitet ne “kuturu” kete rradhe eshte perfshirja e prinderve ne kete histori. Ose me sakte, mosperfshirja e prinderve! Ne sistemin e edukimit shqiptar, prinderit jane hallka e perjashtuar – ose e veteperjashtuar. A keni takuar ndonje prind qe thote: “Vec ta coj ne shkolle, qe te bie rehat!”? Shumica e prinderve shqiptare jane te tille. Ata e shikojne arsimin e femijeve si detyre te mesuesve te tyre – dhe kaq! Me ne fund po fillon te levize nje grup njerezish qe te pakten i hedhin nje sy teksteve te femijeve.

E megjithate, autoret e librit thone ne gazeten Shekulli se ka tre vjet qe e botojne tekstin e deri me tani asnje nuk ka pasur verejtje. Dmth, gjithmone duke supozuar se problemet ekzistojne, per tre vjet rrjesht askush nuk e ka vene re problemin ne tekst e te pakten te perpiqet te beje “opozite” me autoret e tekstit.

Prinderit duhet te jene aktore ne proces – qofte edhe duke bere verejtjet e tyre tek autoret e teksteve ne menyre qe ne fund te fundit te kemi nje proces edukimi normal, qe nuk i shmang pergjegjesite por i merr persiper ato.

U shtofshin ata qe bejne verejtje per hir te te ardhmes se femijeve te tyre…

E mirepresim mendimin tuaj: