Nuk e ka fajin spitali…

kuturuTent-a-tivë0 Comments

E kam fjalën për video-skandalin që ka alarmuar shtypin e përditshëm, ku disa të rinj abuzojnë seksualisht me një të vajzë.
Për ju që thjesht lexoni titullin, po bëj një sqarim të shpejtë: Autoritetet menaxhuese të spitalit kanv faj përderisa një abuzim i tillë ndodh brenda ambienteve, të cilave iu kanë dalë ata për zot, në emër të shtetit. Dikush nga brenda asaj dhome duhet të japë llogari! Pikë.
Por unë dua të shkojmë te rrënjët e fajit – nuk e kam fjalën vetëm për të gjetur fajtorët!
Në parantezë, nga gjithë reagimet e të skandalizuarve që lexova sot, duke përfshirë edhe një koment të mirëarsyetuar nga Mira Kazhani te Gazeta Dita, nga pothuajse të gjitha, e vetmja zgjidhje na ofrohet një thirrje (pothuajse në tym!) drejtuar shoqërisë (kush është shoqëria?) për të mos lejuar (çfarë të mos lejojmë?) më perversitete të tilla…
E kuptuam thirrjen! Po tani?
Unë kam ca thirrje shumë më specifike, drejtuar personave konkretë, duke shtuar edhe arsyetimin përkatës. Le t’ia fillojmë:

Mania e Kqyrjes së Vdekjes

kuturuJeta Shqiptare, Rrëmujë0 Comments

Çudia fillon me kalimtarët e rastit, që pa asnjë pikë meraku se mos përballen me skena të pakëndshme, rrjeshtohen në bulevardin ku po ndodh ngjarja edhe rrinë aty me orë të tëra duke vëzhguar. A nuk kanë punë njerëzit, që kanë kohë të rrinë e të bëjnë sehir në shtyllën (tashmë) e famshme të rrugës Don Bosko? Përveç kësaj, a nuk mendojnë rrethanorët që, nëse personi aksidentohet përpara syve të tyre, kjo mund të mos jetë një pamje e këndshmë për tu mbajtur mend?

Ma (shtrimet) rtesat e koreanit!

kuturuBesim, Media, Vlera0 Comments

Per Median qe ka intervistuar kete cift: ne pergjithesi vitet e fundit, kjo media ka ngritur zerin ne mbrojtje te tolerances dhe dashurise pa dallim nga prirjet fetare e seksuale te njerezve. Si do ta gjeje ekuilibrin kjo media, kur nga njera ane reklamon nje homoseksual tek Big Brother, a nga ana tjeter na e pasqyron si te suksesshme mbleserine e nje koreani krejtesisht te dyshimte?

Çfare s’shkon me festen?

kuturuBesim, Jeta Shqiptare, Kritike, Politikë, Rrëmujë1 Comment

o si nuk doli nje media qe te mund te sqaroje pak me shume se llustrat e zakonshme kuptimin ose te pakten origjinen e festes se Krishtlindjes? Kaq te zene jane keta njerez sa perserisin cdo vit te njejten frazeologji te bezdisshme – festa e dashurise, e qirinjve, e mirekuptimit, e tolerances, e lindjes se jetes se re ne zemrat tona, e te tjera sajesa si keto