Pasojat e heshtura të shit-blerjes së ndeshjeve

kuturuVlera0 Comments

Nga skanimi i shtypit sportiv, dallohen pasojat e theksuara të trukimit të ndeshjeve: Prishje e cilësisë së kampionatit në Shqipëri, para të fituara në mënyrë të pandershme, heshtje e institucioneve shtetërore dhe e zyrtarëve të Federatës (që duket se nuk dinë si ta përballin situatën mirë), dhe anashkalim të seriozitetit të hetimit të UEFA-s. Të gjitha shqetësime të ligjshme. Por … Read More

Rastësisht ishte moment… dhe kam mbetur pa koment!!!

kuturuKulture Shqiptare, Viz-Kuturu0 Comments

Në cilën botë jemi, ku fëmijët 10 vjeçarë ekspozohen me të tilla fenomene… e jo nga youtube e TV ku prindërit mund të neglizhojnë e ti lënë fëmijët pa kujdes, por kur ekspozohen në një tekst shkollor, ku supozohet i natyrshëm është që autorët e një teksti shkollor zotërojnë një nivel intelektual që duhej ti kapërcente këto sfida në përzgjedhjne e materialit mësimor. Si ndodhi, si ka mundësi që një autore tekstesh librash shkollorë përzgjedh këtë këngë për t’ju mësuar ritmin nxënësve të klasës së pestë?

Kohë e Mbrapshtë e Çoroditur…

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Më duket krejtësisht ironike – në mënyrë të pabesueshme ironike – që gazetat që na i raportojnë këto histori, pothuajse ngjitur me raportin, pasqyrojnë hapur edhe copëza lakuriqe të tjerë VIP-ave, por këtë rradhë në emër të pasqyrimit të së vërtetës së botës së Show-Biz-it botëror… Domethënë, prostitucioni fshehtas në lokalet e Maqedonisë është problem i madh, ndërsa prostitucioni i hapur në faqet e gazetave, me lakuriqësi të kuruar gazetash e fotoshop-i, qënka art!

E bukura është t’ia tregosh të gjithëve… por

kuturuKulture Shqiptare, Po-e-Zi0 Comments

Është e zakonshme që një kompani të përdorë imazhe seksuale për të ndjellë publikun. Në Shqipëri… por edhe kudo! Shembuj “të trashë” të kësaj ndjelljeje kemi parë edhe kemi përmendur edhe me përpara. Por herë pas herë, ndonjë kompani e madhe dhe me zë në treg, na befason kur i drejtohet seksualitetit për të reklamuar një produkt. A thua po i … Read More

Birësime alla-shqiptarçe…

kuturuPub-istikë0 Comments

Sot u përballa me këtë video… Një histori e pabesueshme! Një histori që fatkeqësisht hedh “dritë të errët” mbi institucionet shqiptare të cilave ju besojmë kujdesin për fëmijët shqiptarë! Ndërkohë, nga raste të tjera që kam dëgjuar, prindërve të tjerë shqiptarë, që me siguri do të ishin prindër shumë të mirë dhe mezi po presin të kujdesen për dikë… Por, … Read More