Falja e Kombëtares dhe një lutje për Kombëtarët!

kuturuBesim, Tent-a-tivë0 Comments

Kam veç një merak (edhe është një merak krejtësisht i paarsyeshëm tani për tani!) por ngelet merak gjithsesi: shpresoj të mos vijë koha kur disa prej futbollistëve, të refuzohen të marrin pjesë në kombëtare për shkak të bindjeve të tyre të besimit ose mosbesimit! Kjo do të ishte pastaj realisht një lojë sportive me karakter anti-sportiv! Edhe kjo ditë nuk duhet të vijë!

Letër një polici privat

kuturuPub-istikë0 Comments

I dashur polic privat,
Që të shoh shpesh sepse punon afër vendit ku punoj unë por nuk flasim sa ç’shihemi.
U bë shkas të të shkruaj ajo biseda jonë disa-minutëshe që bëmë sot krejt rastësisht, kur parkova përpara ndërtesës zyrtare për të cilën kujdesesh. Që të sqarohem që në fillim, letra nuk u nxit nga ideja se ti më kërkove “një kafe” për parkimin, as sepse pasi refuzova edhe isha gati të largohem për të parkuar diku tjetër ti me “zemërgjërësi” me le që të parkoja aty ku isha

Pasqyra e së hënës

kuturuJeta Shqiptare, Pub-istikë0 Comments

Lajmi më i mirë i ditës: Është zbuluar një lloj tulipani i ri. Në Kukës. Adhuruesit e tulipanëve duhet të gëzohen me faktin se kemi një tulipan unik në Kukës, të llojit shqiptar. Lexojeni lajmin në origjinal.
Tulipa Albanica… Mbaroi e hëna!

Kush ishin komunistet?

kuturuJeta Shqiptare, Politikë, Rrëmujë0 Comments

Lere pastaj, te marrim vesh se kush ka qene i punesuar me Sigurimi Famekeq te Shtetit, qe s’ka lene gje pa bere…

Te gjithe, si per te mos mjaftuar keto te parat, akuzojne akoma edhe sot njeri tjetrin se jane komuniste te thekur. Ndoshta te gjitheve ju djeg pak “miza nen kesule”…

O Enver, busti yt paska qene i lehte per t’u hedhur (megjithese nuk ishte i lehte per ata njerez qe dolen ne shesh ate dite, 20 vjet perpara) por keto bustet-kufoma te te gjalleve qe po na e hane shpirtin edhe sot e po na rrenojne, nuk qenkan aq te lehta…