Në kërkim të moralit…

kuturuKulture Shqiptare, Po-e-Zi0 Comments

Aq shumë rrëmujë ka ndonjëherë në paraqitjen e asaj që duket e moralshme në publik, sa disa prej nesh, që jemi martuar vetëm me një grua, duam vetëm atë, nuk po kërkojmë të dashura, e madje edhe po të na ofrohet dikush do ta refuzonim në emër të dashurisë monogame vetëm për një person, nuk do të na kërkonte njeri për një intervistë…. Sepse nuk përbëjmë lajm! Jemi prapambetje morale! (Nuk mendoj kështu, por kështu duket!)
Nevoja për të pasur një standard moral është pjesë e qënësishme e jona. Dhe këtu është rrënja e kërkimit publik për moralin. Problemi i shoqërisë sonë është që e mbështet standardin e gjykimit në shtylla të paqëndrueshme dhe krejtësisht të përkohshme… e kësisoj në vetvete të pamoralshme. Standardi i vërtetë moral duhet të jetë diçka përtej nesh, më i qëndrueshëm se ne, dhe i pandryshueshëm. Atëherë mund të kemi një diskutim të frytshëm.