Çfarë dua unë nga zgjedhjet?

kuturuViz-Kuturu0 Comments

“Sa të jem unë kryetar…” thotë një nga kandidatët! Kuptohet, që fraza “sa të jem unë kryetar” kur s’je zgjedhur kryetar, është një përpjekje për të përçuar siguri elektoratit që kjo punë është e mbaruar.
Gati gati, duket e nevojshme anulimi i fushatës edhe caktimi apriori i kandidatit kryetar – qoftë edhe për të verifikuar nëse e mban dot fjalën
“Unë do ta mbaj fjalën… ja keni për ta parë!” Një frazë e thënë ndryshe, por mesazhi është i ngjashëm! Madje, shtohet edhe një dozë e nënkuptuar pamundësie edhe sinqeriteti për ta vërtetuar “premtimin”. Njësoj, “thirrja urgjente” është për ne zgjedhësit, t’ia japim mundësinë kandidatit përpara afatit… sepse duam t’i shmangim një stërmundim “para-lindjeje” një kryetari të ardhshëm…

Integriteti… ose kur njeriu fle rehat!

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Por, në ditë si këto, kur nuk dallohet mirë se kush është vrasësi e kush është i vrari, në ditë si këto, kur paratë nuk i bëjnë punë dikujt aq sa t’ia sigurojnë paqen e rehatinë atij e familjes së tij, në ditë si këto ku duket se të gjitha ngjyrat e realitetit janë të zeza, pikërisht në ditë si këto ku sekëlldia e disave që kanë rendur pas kotësisë, iu kthehet kundër vetes së tyre, dhe realisht iua kthen gjithçka në kotësi, pikërisht në ditë si këto, ka prehje e paqe për ata që jetojnë me mundin e tyre e nuk i kanë borxh askujt (përveç borxhit ndaj bankave që është një borxh i ligjshëm!)
Në ditë si këto, të drejtët, thonë: “o të lartë, mbajeni për vete zullumet tuaja, lidhni për qafe gjerdanët e artë, drekat në sallone mondane, bamirësitë e shtirura për të rregulluar imazhin, tradhëtitë e imoralitetin tuaj, promovimet luksoze të librave tuaj pa vlerë, kollaret mijëradollarëshe, pasaportat diplomatike që iu hyjnë në punë vetëm për të ikur nga ky vend kur t’ju kërcënojnë bashkëpunëtorët… O të lartë, jua kemi lënë juve turpin dhe paratë… Ne të tjerëve, na mjafton që mund të flemë me një ndërgjegje të pastër… Dhe na mjafton një dush për të pastruar të papastrën që e kemi marrë sot mbi vete duke jetuar…”
Ky është integriteti… ose ndryshe “të jesh në gjendje të flesh rehat”!

6 Dëshirat e mia për vitin 2015.

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Zakonisht, dëshirat shprehen përpara se të vijë viti, sepse kur vjen viti, fillon “shkërmoqja” e dëshirave… Megjithatë, jemi në ditën e dytë të vitit, kështu që le të nxitojmë sa ka kohë!

Mësime (krejt personale) pas zgjedhore

kuturuPub-istikë0 Comments

M’u duk gjithashtu që njerëzit që e duan Zotin, dhe e kanë Zotin realitet në jetën e përditshme e rrjedhimisht besojnë në përjetësinë e shpirtit e trupit të njeriut, e kanë më të lehtë ta interpretojnë realitetin e tanishëm, madje edhe në zgjedhje. Pavarësisht nga zhgënjimet nga një apo disa politikanë, kush ka një pritje nga Zoti, qëndron më lehtë në betejë, dhe e interpreton më mirë këtë realitet të çoroditur. Pse? Sepse Zoti i Biblës e ka theksuar qartë që asgjë nuk del përtej kontrollit dhe sovranitetit të Perëndisë… Asgjë! Edhe kur fitojnë kundërshtarët!
Dhe e fundit, m’u duk që byreku pas zgjedhjeve – e kam fjalën për byrekun që blej te kioska afër vendit ku punoj, – shijonte njëlloj siç më shijonte përpara zgjedhjeve. Dhe u përpoqa ta shijoj… sa mund të shijohet një byrek kioske!

Flamuj e Realitet

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Goditja tjetër është dekorativ. Në rastin e 100 vjetorit, flamujt ishin një ngjyrë, të menduara mirë se ku do të vendoseshin (në çdo ballkon a dritare shtëpie), dhe kishin arsye. Ndërsa tani, problemi është që partitë nuk janë mbledhur bashkë që të koordinojnë ngjyrat, që edhe publiku të kënaqej me një lloj kombinimi të stilit Ylber…