Nuk e ka fajin spitali…

kuturuTent-a-tivë0 Comments

E kam fjalën për video-skandalin që ka alarmuar shtypin e përditshëm, ku disa të rinj abuzojnë seksualisht me një të vajzë.
Për ju që thjesht lexoni titullin, po bëj një sqarim të shpejtë: Autoritetet menaxhuese të spitalit kanv faj përderisa një abuzim i tillë ndodh brenda ambienteve, të cilave iu kanë dalë ata për zot, në emër të shtetit. Dikush nga brenda asaj dhome duhet të japë llogari! Pikë.
Por unë dua të shkojmë te rrënjët e fajit – nuk e kam fjalën vetëm për të gjetur fajtorët!
Në parantezë, nga gjithë reagimet e të skandalizuarve që lexova sot, duke përfshirë edhe një koment të mirëarsyetuar nga Mira Kazhani te Gazeta Dita, nga pothuajse të gjitha, e vetmja zgjidhje na ofrohet një thirrje (pothuajse në tym!) drejtuar shoqërisë (kush është shoqëria?) për të mos lejuar (çfarë të mos lejojmë?) më perversitete të tilla…
E kuptuam thirrjen! Po tani?
Unë kam ca thirrje shumë më specifike, drejtuar personave konkretë, duke shtuar edhe arsyetimin përkatës. Le t’ia fillojmë: