Mësime (krejt personale) pas zgjedhore

kuturuPub-istikë0 Comments

M’u duk gjithashtu që njerëzit që e duan Zotin, dhe e kanë Zotin realitet në jetën e përditshme e rrjedhimisht besojnë në përjetësinë e shpirtit e trupit të njeriut, e kanë më të lehtë ta interpretojnë realitetin e tanishëm, madje edhe në zgjedhje. Pavarësisht nga zhgënjimet nga një apo disa politikanë, kush ka një pritje nga Zoti, qëndron më lehtë në betejë, dhe e interpreton më mirë këtë realitet të çoroditur. Pse? Sepse Zoti i Biblës e ka theksuar qartë që asgjë nuk del përtej kontrollit dhe sovranitetit të Perëndisë… Asgjë! Edhe kur fitojnë kundërshtarët!
Dhe e fundit, m’u duk që byreku pas zgjedhjeve – e kam fjalën për byrekun që blej te kioska afër vendit ku punoj, – shijonte njëlloj siç më shijonte përpara zgjedhjeve. Dhe u përpoqa ta shijoj… sa mund të shijohet një byrek kioske!

Budallenjte ne Kolltuk

kuturuKrim-tari0 Comments

Sonte, tani qe po shkruaj, po degjoj nje bisede “intelektuale” me nje biznesmen te njohur nga Kosova, perballe nje paneli me nje sociolog, me nje politikan, e dy te tjere qe nuk i njoh, por ma merr mendja qe jane te larte ne status edhe ata! Pikerisht tani, po theksohet nevoja e nje qyteti qe mediton. Sipas biznesmenit, duhet qe … Read More