Kur bërtet media…

kuturuMedia, Uncategorized, Viz-Kuturu0 Comments

Përse bërtet MEDIA?! Shënim: Mendimet më poshtë janë shkruar nga Ilir Vreta. Iliri ka punuar në disa media shqiptare. Tani jeton në Norvegji. Punën e tij mediatike mund ta ndiqni në Facebook, te Perspective Media Production. Përpara disa ditësh, Iliri shkroi një reagim ndaj kronikave të TV Top-Channel në lidhje me keqedukimin e brezave të rinj, kryesisht për shkak të … Read More

Ku i pate sytë Top-Channel?

kuturuKritike, Media, Uncategorized1 Comment

Top-Channel reagoi me disa kronika të zgjeruara rreth historisë së dhunës mes muzikantëve modernë shqiptarë, fill pas konfliktit me armë në Prishtinë mes Noizy-t dhe Cozman. Të dy artikujt, janë titulluar artistikisht bukur. Mund t’i lexoni në këto linqe: Të vritesh për Noizyn dhe Stresin dhe Modeli i keq i një gjenerate. Në të dy materialet, vihet re një kritikë … Read More

Nuk e ka fajin spitali…

kuturuTent-a-tivë0 Comments

E kam fjalën për video-skandalin që ka alarmuar shtypin e përditshëm, ku disa të rinj abuzojnë seksualisht me një të vajzë.
Për ju që thjesht lexoni titullin, po bëj një sqarim të shpejtë: Autoritetet menaxhuese të spitalit kanv faj përderisa një abuzim i tillë ndodh brenda ambienteve, të cilave iu kanë dalë ata për zot, në emër të shtetit. Dikush nga brenda asaj dhome duhet të japë llogari! Pikë.
Por unë dua të shkojmë te rrënjët e fajit – nuk e kam fjalën vetëm për të gjetur fajtorët!
Në parantezë, nga gjithë reagimet e të skandalizuarve që lexova sot, duke përfshirë edhe një koment të mirëarsyetuar nga Mira Kazhani te Gazeta Dita, nga pothuajse të gjitha, e vetmja zgjidhje na ofrohet një thirrje (pothuajse në tym!) drejtuar shoqërisë (kush është shoqëria?) për të mos lejuar (çfarë të mos lejojmë?) më perversitete të tilla…
E kuptuam thirrjen! Po tani?
Unë kam ca thirrje shumë më specifike, drejtuar personave konkretë, duke shtuar edhe arsyetimin përkatës. Le t’ia fillojmë:

Më jepni një Show Tjetër…

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Më jepni një show tjetër, një show që më tregon se si ndryshohet zemra njerëzore, si ndryshohet në themel e jo në sipërfaqe të përkohshme… ma gjeni këtë show, dhe shumë do ta ndjekin, jo vetëm sepse të tregon diçka me vlerë për të tjerët, por edhe sepse më jep diçka me vlerë për ta përdorur për jetën time… Përndryshe, shihemi në programe të tjera!

Zemërim Gazetaresk… dhe lidhje që s’i përmend askush!

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Edhe që të kthehemi te vetja: ligësia e zemrës sonë del në pah në të gjitha situatat, qoftë kur bëjmë keq, e qoftë kur reagojmë ndaj atyre që bëjnë keq! Unë do të përpiqem të kujdesem për zemrën time sot, edhe të përpiqem ta vë zemrën të ndjekë me besnikëri, krijuesin e zemrës… atë që ka urdhëruar që njeriu të kënaqet me gruan e tij, e të kujdeset për fëmijët e tij, si një dhuratë që e përmban të gjithë lumturinë e dëshiruar të një njeriu…