Mësime (krejt personale) pas zgjedhore

kuturuPub-istikë0 Comments

M’u duk gjithashtu që njerëzit që e duan Zotin, dhe e kanë Zotin realitet në jetën e përditshme e rrjedhimisht besojnë në përjetësinë e shpirtit e trupit të njeriut, e kanë më të lehtë ta interpretojnë realitetin e tanishëm, madje edhe në zgjedhje. Pavarësisht nga zhgënjimet nga një apo disa politikanë, kush ka një pritje nga Zoti, qëndron më lehtë në betejë, dhe e interpreton më mirë këtë realitet të çoroditur. Pse? Sepse Zoti i Biblës e ka theksuar qartë që asgjë nuk del përtej kontrollit dhe sovranitetit të Perëndisë… Asgjë! Edhe kur fitojnë kundërshtarët!
Dhe e fundit, m’u duk që byreku pas zgjedhjeve – e kam fjalën për byrekun që blej te kioska afër vendit ku punoj, – shijonte njëlloj siç më shijonte përpara zgjedhjeve. Dhe u përpoqa ta shijoj… sa mund të shijohet një byrek kioske!

A mund të ndryshosh ti, të lutem?

kuturuKulture Shqiptare, Pub-istikë0 Comments

Ndrysho! Ti duhet të ndryshosh!
E mbaj mend këtë thirrje që kur u bëra i ndërgjegjshëm që veprimet e mia shkaktonin lëndim te të tjerët. Mw duhet ta theksoj, se veprimet e mia lwndonin tw tjerwt, pavarësisht se në brendësi të asaj zemre kishte motive tw mira… aq tw mira, sa ndonjwherw zemra nuk dukej fare si e imja!
Që nga ajo kohë kur isha vetw fëmijë e deri tani, pas më shumë se 35 vitesh, kur kam vetë fëmijë, thirrja ka vazhduar të jetë e njëjtë: Ndrysho!

Flamuj e Realitet

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Goditja tjetër është dekorativ. Në rastin e 100 vjetorit, flamujt ishin një ngjyrë, të menduara mirë se ku do të vendoseshin (në çdo ballkon a dritare shtëpie), dhe kishin arsye. Ndërsa tani, problemi është që partitë nuk janë mbledhur bashkë që të koordinojnë ngjyrat, që edhe publiku të kënaqej me një lloj kombinimi të stilit Ylber…

Reklama e Top Fest 10

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Këtu filloi habia ime kur pashë posterin e festivalit të ngulur me gozhdë (a ke kapëse letrash nuk e di!) në pemët e rrugës përbri liceut në Tiranë. Shikoni foton ilustruese për ta parë me sytë tuaj.
Edhe letra duket si HD. Por realisht, e shkalafitur në drurin shumëvjeçar të asaj rruge, që kushedi sa postera amatorë ka mëbajtur mbi kurriz, sikur e ul fare vlerën e ngjarjes.

Nëntori i Jericho-s…

kuturuKulture Shqiptare0 Comments

Më shumë se kurrë, na duhen njerëz, që kanë guximin të lënë mënjanë dashurinë për vetveten, edhe të duan dikë tjetër më shumë se vetveten – dikë që ia vlen realisht të duhet më shumë se vetveten, por, të paktën, të jetë përtej vetvetes. Atëherë mund të flasim për një ditë të këndshme që ia vlen të këndohet…