Jo, po… që ta dinë!

kuturuKrim-tari0 Comments

Pas gati një jave, kureshtja më mundi! Përse të rri prapa botës?

Shokët e mi po diskutonin rreth “opinionit” të fundit, dhe unë u ndjeva “i lënë mënjanë”. Një shoqja ime postoi në Facebook një “thënie” nga “opinioni” i parafundit, dhe unë prapë u ndjeva i vetmuar! Disa po përmbyteshin në jug nga shiu i dendur, por prapë, megjithëse pashë fotot online, më mungoi një koment shumëngjyrësh mbi ndikimin që kanë partitë mbi motin dhe qeverisjen, dhe u ndjeva i brengosur. U ndjeva si pa jetë! Sikur, erdhi uji e më mori mua! Dhe nuk ishte fare problem “fundi” por një fund i padenjë për opinion!