Pasqyra e së hënës

kuturuJeta Shqiptare, Pub-istikë0 Comments

Lajmi më i mirë i ditës: Është zbuluar një lloj tulipani i ri. Në Kukës. Adhuruesit e tulipanëve duhet të gëzohen me faktin se kemi një tulipan unik në Kukës, të llojit shqiptar. Lexojeni lajmin në origjinal.
Tulipa Albanica… Mbaroi e hëna!

Diplomacia dhe Ministri yne i jashtëm

kuturuPolitikë, Viz-Kuturu0 Comments

Videoja paraqet një kontrast të dukshëm mes gjuhës jo zyrtare të përdorur përpara së palët të takohen – në këtë rast nga Ministry ynë i jashtëm dhe paraqitja protokollare e palëve.
Në video dallohet qartë Z. Haxhinasto që i thotë koleges Bregu “Hajde dëgjo p… e këtyre tani”. Nga konteksti fraza i adresohet zyrtarëve të Komisionit Europian.

Bosin mediatik e “shpëton” gruaja…

kuturuMedia0 Comments

Njeriu më i fuqishëm mediatik i botës mbrohet nga gruaja… Robert Murdoch u sulmua nga një person ndërsa po përgjigjej në komisionin hetimor parlamentar britanik në lidhje me skandalin e përgjimeve të “News of the World”… Gruaja është aty për ta mbrojtur. Dhe mos nënvlerësoni vlerën e grave!

Reportazh nga Durrësi!

kuturuPub-istikë0 Comments

E përpara se të zbrisja nga makina për të pirë kafen time në breg të detit dëgjova në radio: Telefonuesja shqiptare që jeton në Gjërmani: “Dëgjova që në Durrës ka rënë epidemia… me viroza…” Drejtuesi i programit në radio: “Jo, ç’ne! Nuk besoj! Aty ka pasur viroza gjithmonë, jo vetëm sivjet! Por nuk na gjen gjë ne se kemi një imunitet të paparë…”

Birra T… dhe prapë rreth reklamave!

kuturuKritike, Kulture Shqiptare0 Comments

Pse duhet në një reklamë birre të ekspozohet kaq shumë nga trupi i njeriut? A e shton kjo dëshirën për të pirë birrë? Apo thjesht ideatorët mendojnë se prirja për erotizëm do të shtojë “etjen” për një pije të ftohtë?

Gjithsesi, kur mendohet për një reklamë të ngjashme, arsyet e mëposhtme duhen mbajtur në konsideratë: