Stili i familjes presidenciale dhe abuzimi me femijet

kuturuPolitikë, Vlera0 Comments

Here pas here, lajmet ne ambientin tone krijojne nje kontrast te forte. Ky lloj kontrasti hedh nje fare drite mbi realitetin tone kombetar, qe per fat te keq vazhdon te mbetet, i kuturisur ne mes te varferise se tmerrshme jo vetem materiale.
Keshtu, sot, nje agjenci lajmesh vendos perkrah nje lajm per arrestimin e nje qytetari qe ka abuzuar seksualisht me nje 6 vjecar, dhe ne nga ana tjeter lajmin e stillosjes se familjes presidenciale ne nje si tip parade mode.
Qe te mos me keqkuptoni, familja presidenciale ka te drejte te vishet si te doje. Nga ana tjeter askush nuk ka te drejte te abuzoje me nje 6 vjecar, qe as nuk eshte mjaftueshem i ndergjegjshem per rrethanat e botes ku jeton.
Por gjithashtu, nuk e kam te lehte ti kaperdij te dyja lajmet ne te njejten kohe.
Ndoshta sepse ata qe jane ne gjendje te ndjekin moden (dhe nuk po flas vetem per familjen presidenciale) nuk po bejne aq sa duhet per te ngritur zerin kunder atyre qe po abuzojne me cdo forme e metode qe kane qene te shpifura per ambientin tone per shekuj te tere.
Nganjehere, edhe perkujdesja qe ke per veshjen tende, mund te tregoje dinjitet – por nganjehere mungesa e perkujdesjes per veshjen ne kushtet e mjerueshme morale te vendit, mund te tregoje me shume sesa dinjitet.
Jam duke kerkuar per kete lloj udheheqesi ne ambientin e kuturu-se sone.
Me ndihmoni ti gjejme!

E mirepresim mendimin tuaj: