Shi bie ne Tirane…

kuturuJeta Shqiptare, Politikë, Rrëmujë0 Comments

Ndonjehere bie shi ne Tirane. Edhe po kaq here sa c’bie shi ne Tirane, po kaq behet rremuje ne trafik edhe lumenjte mbushen plot. Dhe kuturu-ja ne keto raste nuk ka te beje as me trafikun – ne te gjitha vendet e botes trafiku rendohet ndonjehere – por nuk ka te beje as me ujin e bollshem gjithandej. Ne te gjitha vendet e botes gjithashtu rruget mbushen plot me shi. Madje edhe me bresher. E kam provuar edhe vete kur ne mes te Amerikes gati me pushoi zemra e m’u thyen xhamat e makines nga bresheri…

Nejse, kuturu-ja jone ka te beje me deklarata politikanesh ne TV ne darke ku secili ia hedh fajin tjetrit per trafikun, plehrat, kanalet e bllokuara e gjithfare problemesh te tjera… Mua si qytetar me duhet vetem te di – Realisht kush e ka fajin? A nuk ka nje burim te pavarur qe te me tregoje se si qendron ceshtja… Kaq lehte egoja jone kenaqet me raportim te nje-anshem te situates ku secili degjon ate qe ka qejf te degjoje? Zot na ruaj!

Tjetra, qe me duket kuturu eshte kjo: ky debati pse nuk ndodh ne nje dite te thate? Do te ishte kendshem te degjoje njerezit te flasin per shiun kur shiu nuk po bie… Ndoshta debati do te me shijonte me shume!

Dhe kuturu-ja e fundit: si ka mundesi qe une e dija perpara se te vija ne shtepi se sonte ne TV do te dilnin perfaqesues te qeverise dhe te opozites me deklarate te kunderta ne lidhje me problemet e trafikut dhe te shiut? Pse kaq lehte parashikohen veprimet e qeverise dhe te opozites?

Ndoshta une jam parashikues i mire!

Te fala nga  Tirana pa shi e mesnates!

E mirepresim mendimin tuaj: