Satire Fushate: Ajer i ndotur

kuturuRrëmujë0 Comments

Te ka ndodhur qe te jesh ne nje ambient te mbyllur, qe krejt papritur mbushet me tym, edhe pikerisht ne mes te atij ambienti, perpiqesh te gjesh nje dritare te hapur qe te kesh mundesi te marresh fryme lirisht? Ajeri i ndotur e mbytes…

Sot data 11 Prill. Pothuajse nje muaj perpara dates se zgjedhjeve. Dhe ajri eshte tejet i ndotur. Fshataret neper komuna po sulmojne njeri tjetrin per shkak te flamujve te partive. “Kryetaret” e ndosin ajrin me shume duke dhene shpjegime per ngjarjet. “Vartesit” e kryetareve na japin statistika neper gazeta se si do te dalin zgjedhjet. Disa vartes madje flasin kunder partise se tyre – me demek po flasin si te pavarur ne nje situate tejet te varur! Meqe ra fjala, a me gjeni dot nje te pavarur ne gjithe kete situate varjesh?

Militantet, vazhdojne te sillen perqark me flamujt neper duar… Cfare po ndodh?

Pse nuk na lini rehat, o njerez, te marrim ca fryme?

Une di vec nje menyre per ta pastruar ajrin… Ja ku po e them megjithese asnje nuk do te jete darkod me menyren time! Une them, te gjithe qytetaret – te gjithe, pa perjashtim, te bojkotojne zgjedhjet, per ti dhene nje grusht te meritur nje klase politike interesaxhije personale, qe s’do t’ia dije per merakun e qytetareve, pervec atij grushti te vogel njerezisht qe i kane pas vetes…

A nuk do te ishte nje pastrim ajri total nese diten e zgjedhjeve, askush nuk shkon per te votuar? Imagjinoni gazetat e se nesermes, me titullin: “Nuk votoi askush? Pse?” Edhe asnje pergjigje, pervecse disa komentuesve e vartesve qe flasin edhe kur nuk dine cfare thone… Nejse, ika larg!

Ajer i ndotur, kur do te pastrohet se na u bene mushkerite cope…

E mirepresim mendimin tuaj: