Plehrat per te nxitur biznesin?

kuturuPolitikë, Rrëmujë0 Comments

Sot degjova qe kthehet diskutimi per importin e plehrave te Europes per tu perpunuar ne Shqiperi. U bera kurioz per te degjuar arsyetimin e Zv. Ministrit te Mjedisit – ai qe duhet te kujdeset per mjedisin tone – ne lidhje me kete ceshtje. Pavaresisht se toni i tij ishte shume i qarte edhe (pothuajse) bindes, prape vura re nje element te rendesishem kuturu-je ne fjalen e tij.

Pak a shume ministri tha qe ne po importojme plehra sepse bizneset e riciklimit ne Shqiperi nuk kane mjaftueshem kapacitete per te punuar me plehrat tona.

Kjo me beri shume pershtypje.

E para, lajmi i mire eshte qe me ne fund, dikush ankohet se nuk kemi mjaft plehra. Te gjithe ne te tjeret i veme re plehrat gjithandej. Une mendova qe kemi shume, shume, shume plehra. Zv. Ministri thote qe kemi pak!

E dyte, lajmi i keq eshte qe na duhet te importojme plehra. Kjo nuk do te thote qe po importojme ndonje gje me vlere. Kuptohet, qe nga fjala “plehra”.

E treta, qe nuk eshte as lajm i keq e as i mire por eshte krejt kuturu: cfare lloj biznesmenesh jane keta qe hapin biznese per te cilat nuk kane lende te pare? Ne kete rast nuk kane mjaft plehra?

Nuk e di per ju por mua me vjen era pleh nga ky lloj diskutimi… Dhente Zoti qe Zv. Ministri te kete ndonje fije te drejte…

E mirepresim mendimin tuaj: