Pasojat e heshtura të shit-blerjes së ndeshjeve

kuturuVlera0 Comments

Nga skanimi i shtypit sportiv, dallohen pasojat e theksuara të trukimit të ndeshjeve: Prishje e cilësisë së kampionatit në Shqipëri, para të fituara në mënyrë të pandershme, heshtje e institucioneve shtetërore dhe e zyrtarëve të Federatës (që duket se nuk dinë si ta përballin situatën mirë), dhe anashkalim të seriozitetit të hetimit të UEFA-s.

Të gjitha shqetësime të ligjshme.

Por ka edhe një ndikim tjetër, shumë afatgjatë, e më të rrezikshëm sesa këto që përmenden.

Rreziku që një grup të rinjsh, që luajnë me pasion sportin e futbollit, do të shkurajohen që të stërviten me zell ditë pas dite, sepse, nuk ka rëndësi nëse mësojnë lojën apo jo, e rëndësishme, sipas kësaj mendësie të nxitur, e rëndësishme është që të mësosh të luash në një vijë të drejtë me llogjikën fitimprurëse të kompanive të basteve dhe presidentëve të klubeve.

Shkurajimi do të vijë nga paracaktimi i fituesve përpara ndeshjes. Do të vijë nga sigurimi i shpejt e shpejtë i një sasia të konsiderueshme parash, ani pse këto para, janë fituar në një betejë tjetër, e jo në fushën e futbollit.

E meqë ra fjala, ky rrezik tashmë po funksionon… edhe nuk ka fare rëndësi, nëse mashtrimet kanë ndodhur realisht apo jo – e rëndësishme, sipas kësaj mendësie mashtruese, është, që njerëzve t’ju jetë mbushur mendja që ndeshjet janë sajuar në tavolina bastesh. Kaq mjafton!

Në këtë rast, më kënaq fakti, që të paktën kemi lojtarë kombëtareje, që luajnë në realitete të tjera, tani për tani, të pa ndikuara nga faktorë të tjerë përveçse aftësisë për të luajtur futboll në fushë…

E mirepresim mendimin tuaj: