Parkim deputetësh

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Përpara disa ditësh, deputetët e kuvendit të Shqipërisë po diskutonin për masa drastike në ndryshimet e reja të Kodit Rrugor. Ndërsa po bëheshin diskutime të ethshme për ndryshimet e mundshme, deputetët kanë parkuar jashtë parlamentit në rrugën Xhorxh Bush – siç duket nga pamjet e videos, në mënyrë krejtësisht të gabuar.

Si do të dukej zbatimi i ligjit në këtë rast? Ma merr mendja që hapi i parë do të ishte që të gjithë deputetët të gjobiteshin. Me gjobat e reja! E dyta, do të ishte që të sigurohej një mënyrë që deputetët të mos shkelin ligjin. E treta, pastaj të sigurohej ligjshmëria për të gjithë qytetarët…

 

Parkim Deputetesh

E mirepresim mendimin tuaj: