Një histori fasonerie…

kuturuTent-a-tivë0 Comments

Mos më vini faj për termat që në titull. Termat “biznes fason”, “fasonët” etj. përdoren shpesh në kronika lajmesh televizive. Pa sqaruar shumë domethënien… Mesa kam dijeni, bëhet fjalë për biznesin që punon me lëndë gjysëm të gatshme, sidomos në fushën e tekstileve, prodhimit në masë të këpucëve, veshjeve etj.

Këto të na i sqarojë dikush tjetër më mirë se unë.

Unë thjesht kam një histori të vërtetë nga një punonjëse në një nga këto kompanitë që kërkojnë lehtësira në taksime e privilegje të tjera…

Historia pak a shumë më është treguar kështu (e treguar nga një grua punonjëse):

“Na erdhi pronari edhe na tha se do të vijnë italianët për të parë kushtet e punës. “Ata do të vijnë të pyesin punëtorët vetë për kushtet e punës, a jeni të kënaqur me pagat, me oraret. Ata do të zgjedhin vetë kë do të pyesin, por ju duhet të  jeni gati për t’ju përgjigjur si duhet. Mos të kemi fjalë pastaj!” Kaq na tha pronari. Ne u bëmë keq. Po sikur të më pyeste mua? Cfarë ti thoja unë e shkreta? Ne u copëtuam aty, me orare kohë e pa kohë, por s’e hapim dot gojën se të heq nga puna… Kur erdhi italiani, na vuri në rrjesht edhe pyeti disa prej nesh… Desh më ra të fikët, por të paktën s’më pyeti mua… Edhe kështu, e gënjyem italianin e mbaroi kjo punë…”

Nuk e di se çfarë do të thotë kjo histori, por ndonjëherë historitë thjesht duhen treguar siç i dimë… E ja, e tregova!

E mirepresim mendimin tuaj: