Mos e lidh, qe ta gjesh :)

kuturuJeta Shqiptare, Kulture Shqiptare, Vlera0 Comments

Cudirat e realitetit shqiptar nganjehere shfaqen me nje shije te holle humori, e duket se nen petkun e humorit eshte e veshtire te dallosh problemin qe krijohet per publikun.

Ditet e fundit, degjova nje reklame ne Radio nga Union Net, nje agjenci tranfertash parash e sherbimesh te tjera. Ne reklame jane dy personazhe qe flasin. Njeri e kritikon shokun qe po vazhdon te marre gjoba nga policia rrugore sepse nuk vendos rripin e sigurimit. Ndersa personazhi tjeter thote qe nuk e vendos rripin e sigurimit me nje arsye. Arsyeja: Ka rene ne dashuri me sportelisten e Union Net. Keshtu vazhdon te marr gjoba, qe te shkoje te paguaje gjoben tek Union Net, sepse ka rene ne dashuri me Mozen 🙂

Morali i reklames: Tani, mund te paguash gjobat edhe tek Union Net.

Imoraliteti i reklames: E ben mos venien e rripit te sigurimit ne makine si nje mundesi qe te krijon kushte per marredhenie dashurore!

Sipas mendimit tim, nje reklame e tille, nuk eshte e pranueshme. Reklama luan me nje kerkese ligjore, duke e nenvleresuar kriterin ligjor te venies se rripit te sigurimit permes nje shtrese humori. Reklama luan me nje element qe realisht ju ka kushtuar demtime serioze e madje edhe jeten njerezve. Nuk eshte nje element per te bere humor ne Shqiperine tone, kur e dime qe shumica derrmuese e udhetareve ne Shqiperi nuk vendosin rrip sigurimi. Gjithashtu, jam i shqetesuar per mungesen e kritereve qe kontrollojne te miren e publikut ne ate qe shfaqet ne publik. Me perpara kam shkruar per nje reklame qe shfaqte imazhe erotike ne mes te Tiranes. Tani eshte nje reklame tjeter, qe vendosjen e rripit te sigurimit ne udhetim ne makine, e konsideron si nje loje kalamajsh. Edhe sikur Policia Rrugore te fillonte nje fushate per te ndergjegjesuar qytetaret te vendosin rripin e sigurimit (gje qe ndodh rendom ne vende te tjera “kerko ne google “Click it or Ticket”), qytetareve do t’ju vije ne vesh nje reklame tjeter qe thote “nese ke rene ne dashuri me arketaren e Union Net, atehere nuk ia vlen te vesh rripin e sigurimit”.

Deri atehere, vetem po shpreh nje shqetesim, qe duket si “ambicioz” ne realitetin tone, por une e kam seriozisht…

E mirepresim mendimin tuaj: