Miremengjes, Shqiperi…

kuturuPolitikë, Rrëmujë1 Comment

Sot, sa mora kafen e mengjesit ne kafenene time te preferuar,  i hodha nje sy ekranit te lajmeve shkurt ne nje nga kanalet TV shqiptare… dy vellezer u vrane sot ne mengjes. per gjakmarrje. por jane vellezerit e shefit te krimeve te renda. ish-shefit te krimeve. ka vjedhje furgonesh ne mirdite. policia ne vendngjarje.

artikull i gazetes amerikane Rolling Stone qe tregon lidhjet e zyrtareve shqiptare me trafikun e paligjshem te armeve. policia ne vendngjarje po kerkon autoret. U gjenden grabitesit e argjendarise ne Durres. Nga gjurmet e gishtave. Konflikt i armatosur. U arrestuan dy vellezer. Shoqerohen edhe 5 persona te tjere.

Ne Japoni ka shume rregull edhe ne mes te katastrofes. Policia shperblen ne Japoni ata qe kthejne sendet e humbura. Edhe grupet mafioze japoneze jane duke blere ushqime per ti shperndare per ata ne nevoje.

“Ne kohe te tilla, ne jemi thjesht njerez”, tha nje nga burimet e ketyre grupeve mafioze ne Japoni!

Miremengjes, Shqiperi!

One Comment on “Miremengjes, Shqiperi…”

  1. tanivreshta

    Pershendetje Afrim!
    Linjat e mendimit jane shtruar. Mbi keto linja mendimi une mund te shtoj edhe ca fjale te tjera qe bejne ndryshimin midis popujve qe ti adreson:
    Populli yne fatkeq nuk ka jetuar as edhe nje cikel te plote jete sepse idete (te mira apo te keqija qofshin) te ofruara nga drejtuesit e popullit tone kane qene aq driteshkurtra sa shpesh here edhe vete drejtuesit i ka “zene” ideja brenda.

    Ne Atdheun tone si dhe ne Japoni ne besojme tek rendesia e kapitalit por nese mafiozet japoneze e dine qe kapitali mere jete nga njerzit tek ne akoma i “flijohen” jete kapitalit.

    Zgjidhja eshte e thjeshte: sa me shpejt qe te mundemi ne duhet te kuptojme qe shume probleme qe manifestohen ne lajme te perditshme nuk kane lidhje me je apo sje i pasur dhe nuk do te zgjidhen nese ndodh qe te pasurohemi me shume.

    Asgje nuk do te ndodhe nese jeta e cdo njerit prej nesh nuk konsiderohet si vlera me e madhe e mundshme. Japonezet duket se jane te sigurt per kete te vertete.

E mirepresim mendimin tuaj: