Budallenjte ne Kolltuk

kuturuKrim-tari0 Comments

Sonte, tani qe po shkruaj, po degjoj nje bisede “intelektuale” me nje biznesmen te njohur nga Kosova, perballe nje paneli me nje sociolog, me nje politikan, e dy te tjere qe nuk i njoh, por ma merr mendja qe jane te larte ne status edhe ata! Pikerisht tani, po theksohet nevoja e nje qyteti qe mediton. Sipas biznesmenit, duhet qe shume njerez ne nje qytet te meditojne, e kesisoj i gjithe qyteti permiresohet sepse meditimi i shumeve, shperndahet ne ajer ne nje energji pozitive per te gjithe. “Tirana duhet te meditohet” e  kjo do te ndryshoje gjithe situaten – duke perfshire edhe situaten politike…

Hej Zot! Duhet ta le kete persiatje mbi emisionin, me perpara se te me shikoje gruaja duke harxhuar kohen kot e te me kerkoje te fik televizorin se po harxhojme shume energji, ne kuptimin literal te fjales!

Po e fik edhe une!

Meqe ra fjala, emisioni quhet “Njerez te Humbur”!

E mirepresim mendimin tuaj: