Mania e Kqyrjes së Vdekjes

kuturuJeta Shqiptare, Rrëmujë0 Comments

Dje, si jo aq rrallë kohët e fundit, një njeri po përpiqej të vriste veten në mes të një lagjeje të mbipopulluar.

Ngjarja, domosdo është tragjike. Sidomos kur komentet rreth ngjarjes nuk theksojnë që personi që donte të protestonte, nuk ishte me ndonjë mangësi mendore në krahasim me ne të tjerët. Aspekti tjetër tragjik i ngjarjes, patjetër, ka të bëjë me efektivin e Reneas që u aksidentua gjatë operacionit. Vazhdon të komentohet aksidenti i tij dhe shpresa që ai do të përmirësohet nga ana shëndetësore shumë shpejt.

Por pjesa që mendoj unë duhet komentuar – pasi askush nuk e fut në sitë këtë aspekt është transmetimi LIVE i një skene të tillë në pothuajse të gjitha TV lokale e kombëtare.

Çudia fillon me kalimtarët e rastit, që pa asnjë pikë meraku se mos përballen me skena të pakëndshme, rrjeshtohen në bulevardin ku po ndodh ngjarja edhe rrinë aty me orë të tëra duke vëzhguar. A nuk kanë punë njerëzit, që kanë kohë të rrinë e të bëjnë sehir në shtyllën (tashmë) e famshme të rrugës Don Bosko? Përveç kësaj, a nuk mendojnë rrethanorët që, nëse personi aksidentohet përpara syve të tyre, kjo mund të mos jetë një pamje e këndshmë për tu mbajtur mend?

Çfarë e nxit opinionin publik të rrijë përpara ekranit të TV për të parë një ngjarje tragjike?

E mirepresim mendimin tuaj: