Ma (shtrimet) rtesat e koreanit!

kuturuBesim, Media, Vlera0 Comments

Cudite e medias shqiptare vazhdojne – megjithese une nuk cuditem sepse me ushqejne kuturullekun 🙂 Ne website-in e Top – Channel shkruhet rreth nje te riu dhe nje te reje shqiptare qe jane perzgjedhur nga llotaria per t’u martuar nga nje korean. Qe te jem i qarte, une nuk kam problem te rinjte qe martohen me mbleseri. As kur mblesi eshte korean. E as kur martohen me llotari. Njerezit jane te lire te perzgjedhin.

Une dua te ve ne dukje ne kete kontest problemin e nje media shqiptare qe ka pasqyruar nje lajm edhe nuk ka marre ca kohe te shqyrtoje “te vertetat” pas ketij koreanit qe na perzgjidhka cifte per t’u martuar nga e gjithe bota. Nuk ndodh cdo dite qe dikush te marre keto pergjegjesi mbi vete e keshtu dicka duhet te kete ne kete mes.

Ja ta fillojme me rradhe kete diskutim. Ky koreani quhet Jang Mjang Mun (që më vonë e quajti veten San Mjang Mun). I lindur ne Kore por qe ka bere buje e emer ne Amerike. Mun-i eshte themeluesi i nje sekti qe pretendon te kete lidhje me krishterimin por qe ne fakt nuk asnje. Mun-i eshte gjeresisht i njohur si themelues i Federates se Familjes per Paqe Boterore e cila ka aktivitet edhe ne Shqiperi. Mun-i pretendon qe eshte Mesia i ardhur ne bote, per te perfunduar punen qe Mesia (Jezu Krishti) nuk e perfundoi. Me poshte mund te lexoni nje paragraf nga nje artikull rreth ketij personazhi edhe pretendimet e tij per Mesianitetin edhe per te qenit prind i njerezimit.

“Më 24 gusht 1992, Rev. Mun përfundoi kursin e tij 40-vjeçar. Në një takim me 1000 drejtues botërorë në Manifestimin Botëror të Kulturës dhe Sportit, Rev. Mun deklaroi se ai dhe gruaja e tij janë Mesia dhe Prindërit e Vërtetë të të gjithë njerëzimit. Kjo shënon fillimin e Kohës së Plotësimit të Testamentit. Zonja Mun dha këtë përshkrim për kuptimin e Mesisë dhe Prindërve të Vërtetë: “Zonja dhe Zotërinj, çfarë është Mesia? Mesia janë Prindërit e Vërtetë të njerëzimit. Plani origjinal i Zotit ishte të vendoste Adamin dhe Evën e përsosur si stërgjyshët e njerëzimit. Megjithatë, Satani e dhunoi këtë model të përkryer dhe Zoti që atëherë ka qenë duke punuar për shfaqjen e modelit të përkryer të Prindërve të Vërtetë, përmes të cilëve i gjithë njerëzimi mund të restaurohet. Duke qenë vetë ne babai dhe nëna e vërtetë, duhet të mposhtim Satanin, të lirojmë njerëzimin dhe të ndërtojmë Mbretërinë e Qiellit në tokë. Duke qenë bijtë dhe bijat e Zotit ne duhet të trashëgojmë dashurinë e Zotit, jetën dhe familjen. Për më tepër ne duhet gjithashtu të trashëgojmë dashurinë, jetën dhe familjen e Prindërve të Vërtetë. Atëherë ne do të kemi arritur unitet midis qiellit dhe tokës, vertikales dhe horizontales dhe midis mendjes dhe trupit. Kjo do të jetë pika e nisjes për botën e përjetshme të paqes”.”

(artikullin e plote mund ta lexoni duke klikuar ketu)

Nga kjo rrjedh edhe pergjegjesia qe i ka vene vetes Mun-i per te qene ne gjendje te lidhe njerez, duke pasur parasysh atributin e tij si ate i njerezimit. Dmth nga kjo rrjedh aftesia e tij per te lidhur nje familje ne martese qe kuptohet pritet te jete e suksesshme.

Qe ta mbyllim shkurt: a ka gjasa qe ky individ te jete ne gjendje te permbushe kete aftesi? Une them jo, duke ditur edhe historine e ketij personi. Ciftit qe eshte martuar nga Mun-i i urojme nje fat me te mire se martesat e vete “priftit” te tyre.

Per Median qe ka intervistuar kete cift: ne pergjithesi vitet e fundit, kjo media ka ngritur zerin ne mbrojtje te tolerances dhe dashurise pa dallim nga prirjet fetare e seksuale te njerezve. Si do ta gjeje ekuilibrin kjo media, kur nga njera ane reklamon nje homoseksual tek Big Brother, a nga ana tjeter na e pasqyron si te suksesshme mbleresiren e nje koreani krejtesisht te dyshimte?

Ndoshta kerkimi i informacionit per ate qe transmeton do te ishte nje fillim i mire…

E mirepresim mendimin tuaj: