Ljarja mbi 100 vjetorin

kuturuViz-Kuturu0 Comments

Njëqind vjet s’janë asgjë për një komb mbi tre mijë vjeçar. Duke qenë një popullsi e vogël, që është shtypur për mijëra vjet dhe nëpërkëmbur për shekuj të tërë, në shumë gjëra kemi ndërruar karakter, por thelbin për famën që kemi, e kemi ruajtur diku thellë. Kur jemi të besës, jemi deri në fund – sepse na kanë besuar. Kur jemi të pabesë, jemi deri në fund – sepse na kanë pabesuar. Racë e veçantë, pa miq, e futur si në një sandviç, e shtypur, e shtrydhur, por herë pas here ajo bërthama shpërthen dhe del ai i vërteti, i pastri. Ai që s’pranon të përdoret, ai që s’shitet e s’blihet sigurisht që e ka të vështirë. Shpesh bëhet i tepërt për zagarët që e rrethojnë dhe ndoshta edhe eliminohet, bëhet theror.

Rrethanat e përbotshme na kanë zhytur, na kanë bërë t’i hamë kokën njëri –tjetrit, shpesh herë. Kurse sot, për fat, jetojmë të lirë, në një shoqëri që po përpiqet të kapë kohën e humbur, që nuk është e pakët. Në një shoqëri që po përpiqet të mbyllë plagët e shumëvjeçarëve, që po kërkon të emancipohet. Jemi pak, por po fryn një erë e mirë. Po na ndihmojnë. Nga ana tjetër, të tjerë prapë përpiqen të na futin stërkëmbësha. E ndjej fort që po bashkohemi, në të gjithë kuptimet, po bëhemi më me dinjitet, si individë dhe si komb. Sepse, siç duket, nuk paskemi qenë pak.

Rikard Ljarja, në një intervistë për revistën Java, Tetor 2012

E mirepresim mendimin tuaj: