Lajmi i mirë i gabimeve në tekstet shkollore…

kuturuJeta Shqiptare, Po-e-Zi0 Comments

Dakord! Nuk është lajm i mirë në pamje të parë. Tekstet që janë përmendur në mediat – kryesisht në mediat sociale si fillim – janë katastrofë. Krejtësisht të papranueshme! Dhe ky nuk është problem i vitit të fundit, siç mund ta dalloni edhe nga vëzhgimet e mia, ku nxënësit mësojnë muzikë përmes historive të tradhëtive të Shpatit dhe Bleros!

(Më falni nëse keni shumë respekt për dy këngëtarët e përmendur, nuk është ky qëllimi im!)

Cili është lajmi i mirë atëherë?

Lajmi i mirë është që prindërit – të paktën disa prindër, kanë marrë kohën dhe guximin të lexojnë tekstet shkollore të fëmijëve të tyre. Për ne që jemi prindër – të zënë e me plot shqetësime të tjera – ky është investim i mundimshëm. Dhe është mirë që disa prindër janë përkushtuar në këtë nivel.

Lajmi tjetër i mirë, është, njëfarë ndërgjegjësimi që edukimi i kalamajve nuk duhet lënë në dorën e të tjerëve – madje as në dorë të atyre të të zgjuarve që bëjnë tekstet. Fëmijët tanë janë në rradhë të parë tanët, ndaj ne duhet të jemi të përkushtuar për t’i mësuar – edhe për ti ç’mësuar kur mësohen gabim!

Vetëm duhet të presim, që kur Ministria e Arsimit të reagojë (kuptohet, e kam fjalën kur tekstet të jenë përmirësuar siç duhet!), atëherë, ne si prindër të mos mendojmë që puna jonë u krye, të mos mendojmë që kalamajtë tanë e kanë të ndritur udhën e tyre sepse tekstet janë në rregull, e të mos fillojmë prapë të bëjmë detyrën e ndritur të të pirit të kafes e të të ngrënit të qofteve te lokali i lagjes, poshtë pallatit, kur fëmijët tanë bëjnë detyrat me tekstet “të rregulluara”…

Detyrë e vështirë…

Alt Text

E mirepresim mendimin tuaj: