Kuturuja e nje debati delikat

kuturuBesim, Jeta Shqiptare, Kritike0 Comments

Prej kohesh zien debati rreth simboleve fetare qe lejohen te perdoren ne institucionet arsimore publike. Si zakonisht, debati merr zjarr duke ofruar plot qendrime tejet personale e krejtesisht pa argumente te asnje lloji.

E pranoj qe nuk i kam ndjekur te gjithe faktoret ne diskutim por nga ata qe kam ndjekur vetem dy bien ne sy per nje tentative per ta pare problemin ne kompleksitetin e vet duke germuar (qofte edhe ne mase te vogel) hapat per dhenien udhe te ketij diskutimi.

Opinionisti Blendi Kajsiu ofron sot ne gazeten Panorama nje kendveshtrim te harruar ne lidhje me raportet e laicitetit me fete dhe roli i shtetit ne kete pike. Sipas tij, shteti nuk duhet te behet pale me laicitetin (duke e konsideruar kete te fundit me te drejte si nje shprehje “fetare” te individeve te caktuar) edhe as nuk duhet te perkrahe nje fe te caktuar, qofte edhe kur kjo eshte shumica. Roli i shtetit ne kete fushe eshte te garantoje qe ai vete nuk “vesh” simbole fetare te caktuara, duke perfshire edhe laicitetin. Dmth shteti eshte asnjanes. Si e realizon shteti asnjanesine? Duke mos nderhyre fare ne diskutim. Ceshtja qe nuk analizon Kajsiu, edhe qe une e konsideroj themelin e gjithe diskutimit, eshte mungesa e kapacitetit intelektual dhe njohurite e nevojshme te zyrtareve qe merren me kete ceshtje per te analizuar sic duhet ceshtje te ketij niveli. Kur them “mungesa e kapacitetit” e kam fjalen jo thjesht mungese njohurie por edhe mungesa vullneti per te perfshire ne diskutim ata qe kane kapacitetin per te analizuar ceshtje te tilla. Kesaj z. Kajsiu nuk ke çfare ti thuash…

Kjo eshte thjesht KUTURU.

Se shpejti, kur artikulli i Z. Kajsiu te jete online, do te perpiqem te ofroj nje link ku mund te lexoni vete argumentet e tij.

Z. Gjergj Meta, qe mesa di une eshte nje prift katolik, ne disa shkrime dhe intervista e ka theksuar nevojen per te perfshire disa aktore ne kete diskutim – nga komunitetet fetare, zyrtaret e Ministrise se Arsimit dhe qeverise, dhe opinionit publik ne pergjithesi. Kuptohet qe Z. Meta therret per nje fillim te mbare te ketij diskutimi por nuk jam i sigurt cfare do te ofronte ai si zgjidhje. Nderkohe, qartazi duhet sqaruar cfare nenkupton projektligji me “simbole fetare”. Sipas edhe Z. Meta, kjo eshte e paqarte dhe mund te lere shkas per abuzime.

Keto qe thashe jane ceshtje ne lidhje me menyren se si diskutojme… Ne nje hap tjeter, do te flasim per ceshtjen dhe mundesi per te zgjidhur konfliktin e simboleve fetare ne arsimin shqiptar…

E mirepresim mendimin tuaj: