Kush ishin komunistet?

kuturuJeta Shqiptare, Politikë, Rrëmujë0 Comments

Me rastin e 20-vjetorit te renies se bustit te diktatorit shqiptar Hoxha, m’u rikujtua nje pyetje e vjeter qe duket se akoma nuk ka marre pergjigje ne Shqiperi. Per shkak te menyres se si rrodhen ngjarjet ne vendet e Europes Lindore, nje pjese e mire e udheheqjes komuniste doli jashte loje qe ne fillim: disa u vrane, te tjere u denuan. Kjo e beri te dukshme levizjen anti-komuniste dhe ish-komunistet… Ne Shqiperi, sipas mendimit tim modest, njerezit thjesht u “riformatuam”. Dmth disa ngelen komuniste, disa u bene socialiste, te tjere u riformatuan ne demokrate e keshtu me rradhe…

Por nuk mjafton kaq. Thuhet se te burgosurit politike jane ngaterruar gjithashtu me te tjere qe s’kane qene te burgosur politik por ju duhej nje pension; udheheqesit e larte komuniste nuk jane denuar per kurrfare faji (dmth i bie qe faji i ngeli babit tim ish-komunist qe vetem fitonte buken e gojes me kete pune, kurse atyre qe ishin vertet ne pushtet nuk ju hyu asnje gjemb ne kembe, madje shesin libra e japin intervista!). Lere pastaj, te marrim vesh se kush ka qene i punesuar me Sigurimi Famekeq te Shtetit, qe s’ka lene gje pa bere…

Te gjithe, si per te mos mjaftuar keto te parat, akuzojne akoma edhe sot njeri tjetrin se jane komuniste te thekur. Ndoshta te gjitheve ju djeg pak “miza nen kesule”…

O Enver, busti yt paska qene i lehte per t’u hedhur (megjithese nuk ishte i lehte per ata njerez qe dolen ne shesh ate dite, 20 vjet perpara) por keto bustet-kufoma te te gjalleve qe po na e hane shpirtin edhe sot e po na rrenojne, nuk qenkan aq te lehta…

E mirepresim mendimin tuaj: