Ku eshte kufiri?

kuturufamilja, Jeta Shqiptare, Kulture Shqiptare2 Comments

Kohet e fundit, nese keni shetitur ne Tirane, mund ta keni vene re nje reklame te nje pije energjike, qe shoqerohet me nje pamje erotike dhe me nje linje qe e ploteson kuadrin erotik te reklames sa produkti del ne sfond…
Pija energjike quhet Sharka dhe reklama ka devizen “Cliroje Bishen Tende!”

Me poshte po listoj disa arsye pse mendoj qe kjo eshte nje reklame krejtesisht e gabuar dhe qe pasqyron edhe njehere realitetin tone “kuturu” qe ne rrokullimen ku eshte nisur do te zere perfund shume njerez.
E para, reklama mbeshtetet mbi nje sfond te qarte seksual. Tregetuesit kane te drejte te zgjedhin cfaredolloj imazhesh per produktin e tyre, por nuk mund te perdorin ambientin publik per te pasqyruar idete e tyre te gabuara. Nje femije 6 vjec, nuk ka kapacitetin per te interpretuar sakte kete imazh e si i sille reklama nuk mund te lejohet ne ambientet publike.
E dyta, bashkia e Tiranes duhet te vendose kritere mbi ate qe eshte e pranueshme ne publik dhe cfare jo. Kush vendos se cfare pasqyrohet per publikun ne Tirane? Kur pyetem per reklamen ne Bashki, na u tha qe stendat e reklamave jane biznes privat dhe ne nuk kontrollojme ate qe vendosin por vetem marrim taksat prej tyre. Kush e kontrollon ate qe ekspozohet ne publik? A eshte cdo gje e lejuar ne Tirane? A do te ishte i pranueshem nje imazh, ne te cilin dikush po veret veten dhe ka nje pistolete ne duar, e nderkohe nga ana tjeter trute perzier me gjak jane duke fluturuar ne ere? Deri ku shkon liria per te pasqyruar dicka ne ambientet publike?
E treta, i kemi derguar nje email kompanise qe te reagoje ne lidhje me ceshtjen. Asnje pergjigje prej tre javesh. Cfare biznesi bejne kompanite ne Shqiperi nese nuk kane guximin t’ju pergjigjen klienteve?
E katerta, a nuk e kupton nje kompani qe nese vendos nje reklame me nje mesazh te forte qe e terheq vemendjen nga vete produkti, kjo eshte nje reklame e dobet? Shpresoj qe ta kuptojne nje dite qe njerezit, kur shohin reklamen, nuk mendojne per pijen energjike por per dicka tjeter qe s’ka lidhje me pijen…

E megjithate, miq, ku eshte kufiri i pasqyrimit te ideve ne ambientet publike? A nuk duhet ndare ambienti publik ne menyre te barabarte mes te rinjve, te moshuarve, te cmendurve e femijeve?
Po ta kisha ne dore, do te kisha bojkotuar kete pije energjike deri ne terheqjen e reklames dhe gjithashtu do te isha mbledhur ne nje proteste publike per te ndaluar reklamen…
Por s’e kam ne dore, keshtu qe te presim te marre forme kuturuja jone….

2 Comments on “Ku eshte kufiri?”

  1. Victor Jirsa

    I think this post was secretly a solid start to a potential series of write ups about this topic. A lot of people act like they know what they’re writing about when it comes to this area and generally, nearly no one actually get it. You seem to know about it however, so I think you should run with it. Thanks a lot!

  2. admin

    Victor, thanks for the reply. I am writing in English since you wrote your comment in English…
    I am not sure that I know enough about the issue but I have two kids and I understand enough about the impact that such advertisement can have on children…
    Thanks for your reply… I will try to talk on this issue more in the future.

E mirepresim mendimin tuaj: