Krimi si zgjidhje e pranueshme e konfliktit…

kuturuKrim-tari0 Comments

Eshtë e qartë se ndërhyrja kriminale konsiderohet si zgjidhje e konfliktit nga shumë shqiptarë – me siguri, jo shumica e shqiptarëve por mjaftueshëm shqiptarë sa të shikojmë në kronikat e TV-ve çdo natë një histori të bujshme.

Reagimi?

Cilido të jetë reagimi, nga çfarëdo lloj institucioni, nuk do të jetë reagim i përshtatshëm nëse nuk ofron një rrugëdalje të përshtatshme nga konfliktualiteti.

Si do të zgjidhet padrejtësia, nëse i kërkohet një të “lënduari” të heshtë përpara padrejtësisë? Një grua që vrau për gjakmarrje përpara disa javësh, deklaroi se ajo kishte marrë hakun e familjarëve të saj ndaj personit që për shumë vite nuk ishte dënuar/gjetur as nga shteti. Si do të mund të “shlyhej” padrejtësia e perceptuar nga kjo grua?

Një fjalë (se ka vend për shumë!) mbi dekretin e ç’kishërimit si zgjidhje: çfarë ofron Kisha Katolike për parandalimin e vrasjeve, përveç dënimit të fajtorit pasi ka kryer vrasjen? A na duhen njerëz që nuk vrasin apo njerëz që ndoshta pendohen pasi të kenë vrarë?

Dhe një koment të fundit: Më bën përshtypje kur lexoj nëpër gazeta “mendimet e psikologëve më të shquar shqiptarë në lidhje me krimin e shtuar ditëve të fundit”. Imazhi që kam në mendje, është një grup “psiko-logësh” që ka 20 vjet – e ndoshta më shumë, që recitojnë teori të “përkthyera” nga Perëndimi, që përveçse kuriozitetit për një gjë të re të padëgjuar, nuk ofrojnë asnjë gjë të vlefshme në praktikë..
Si mund ta zgjidhim situatën e papranueshme të zgjidhjes së konfliktit me armë?

krimi

 

E mirepresim mendimin tuaj: