Këndvështrim prindëror…

kuturuFjalë-Pamje0 Comments

Po prisja gruan në darkë përpara marketit. Një makinë ndaloi përpara meje. Gruaja zbriti nga makina. As nuk do ta kisha vënë re po të mos ishte për zhurmën e lartë të muzikës që gjëmoi nga brenda!

Muzika ishte moderne shqiptare. Ngaqë dëgjohej qartë nga jashtë arrita të dalloj ca fjalë të tekstit. “Femra afrohen vetë, se këtej nga ne vjen era lekë” thoshin këngëtarët!

Deri këtu nuk çuditem!

Pastaj vura re një fëmijë rreth 2 vjeç dhe një tjetër rreth 4 ose 5 në makinë. Edhe vura re babain e tyre (ma merr mendja që ishte babai!) që vazhdoi ta shijojë këngën… bashkë me fëmijët!

Dhe pastaj, më erdhi një pamje jete, rreth 30 vite më vonë, kur ky baba do të çuditet (po lutem që jo në fakt – megjithëse nuk e njoh fare personin!) me drejtimin që kanë zgjedhur bijtë e tij në jetë…

A nuk e dallon dot një baba, se ushqimi që iu jep fëmijëve, në varësi të cilësisë, do t’i rrisë shëndetshëm ose do t’jua shkatërrojë organizmin? Po nga ana shpirtërore, me çfarë ushqehen fëmijët?

Më erdhi keq për fëmijët e për babain… për varfërinë shpirtërore në të cilën po rriten të dyja palët! Dhe u ndjeva mirë për orë të tëra televizive që iua kam kufizuar fëmijëve të mij…

Çfarëdo që të zgjedhin fëmijët e mi në të ardhmen, të paktën helmin nuk iua kam ushqyer vetë!

Image courtesy of kdshutterman at FreeDigitalPhotos.net

E mirepresim mendimin tuaj: