Jete Familjare: Kush do te na shpetoje?

kuturuJeta Shqiptare, Rrëmujë, Vlera0 Comments

Kronologjia e ngjarjeve:

29 Janar 2010, vriten 3 vellezer. Autori dyshonte per lidhje intime te njerit prej tyre me gruan e tij. Ne maj, autori denohet me 25 vjet burg. Te afermit e viktimave protesojne. Cfare po ndodhte ne familjen e ketij njeriu perpara se te ndodhte tragjedia?

7 Maj 2010, vellai vret vellane. Gazetat thone qe konflikti ndodhi per nje rrenje domate. Cfare po ndodhte me keta dy vellezer perpara se te ndodhte tragjedia?

20 Maj 2010. Selanik. E jema vret djalin 7 vjecar dhe pastaj veten. Ajo kishte probleme mendore, sipas informacioneve. Kush po kujdesej per kete grua perpara se te ndodhte tragjedia?

21 Maj 2010. Korce. Nje femije 18 muajsh vdes. Dyshohet se e vrau e jema. Akoma nuk dihet me siguri. Nje qytetar i shqetesuar shkruan ne www.balkanweb.com qe “DUHET TA RUAJME RRACEN NGA MONSTRAT”. Cfare po ndodhte ne jeten e kesaj gruaje perpara se te ndodhte tragjedia?

Dhe pas gjithe kesaj kronike te dhimbshme, “si duhet ta ruajme rracen nga monstrat?”

Ndersa po kerkoja informacion per te ndertuar kete kronologji, po perpiqesha te gjeja gjithashtu shenja te ndonje perpjekje per zgjidhjen e kesaj morie tragjedish familjare, ku krimi ulet kembekryq edhe shkaterron jete njerezish. I vetmi lajm qe gjeta ne mes te kesaj kronologjie, qe mund te konsiderohet afer ceshtjeve te familjes ishte lajmi i meposhtem:

“Atsh/Balkanweb.com

Rritet perdorimi i kontraceptiveve (nga 8 % ne 11 %)…

…Drejtori i Misionit të USAID në Shqipëri, Joe Williams, theksoi se “ofrimi i mundësive për çiftet që të përcaktojnë nëse do të kenë fëmijë, kur dhe sa të kenë, është jetësore për një mëmësi të sigurt dhe shëndetin e familjes në përgjithësi“… Slogani kryesor i programit, njëherësh fushatës, është “Përdor kontraceptivët bashkëkohorë, për një jetë të lumtur”… Sipas specialistëve të shëndetësisë, planifikimi familjar vullnetar duke përdorur metoda të sigurta dhe efektive kontraceptive ofron përfitime të mëdha në aspektin shëndetësor ekonomik dhe social për familjet dhe komunitetin…”

Dmth ne mes te gjithe kesaj situate krejtesisht jashte kontrollit ku familja po shkaterrohet edhe jetet e njerezve po marrin rrokullimen, perdorimi i kontraceptive disi do te na ndihmoje te ndertojme “nje jete te lumtur”.

Qe te mos me keqkuptoni, fokusi i ketyre mendimeve nuk eshte nje qendrim kundrejt kontraceptiveve dhe fushatave publicitare per to. Fokusi eshte tek nje grup parimesh rreth familjes qe po shkaterrohen edhe askush nuk po shqetesohet per kete ceshtje… Me siguri, nejrezit qe i ka zene ky hall, nuk dine ku te kerkojne ndihme. Edhe disa prej nesh, duhet te jemi afer tyre per ti ndihmuar perpara se te familja e tyre te behet “lajm” per TV tona te uritura per te tilla lajme…

Kush do te na shpetoje nga ky hall i madh, perpara se kerkesa per ndihme te konsiderohet “immorale” per ambientin tone?

E mirepresim mendimin tuaj: