Informaliteti & Permbytjet!

kuturuJeta Shqiptare, Kulture Shqiptare, Politikë, Rrëmujë10 Comments

Ne kushtet kur njerezit po vuajne edhe uji po i mbyt, keto qe po shkruaj nuk jane te lehta per tu kaperdire. E kam pasur te veshtire t’i shkruaj sepse si njeri normal, te vjen keq per ata qe vuajne.

Por ka nje realitet tjeter qe me nxiti te shkruaj. Dikush, dikur duhet te flase per kete ceshtje. Kur bie shi e bota eshte e permbytur, askush nuk flet se ju vjen keq. Kur toka teret e dielli shnderrit, ata qe duhet te flasin jane ne plazh duke shfrytezuar motin e mire… E keshtu, askush nuk flet.

Ndaj po flas une!

A nuk eshte me vend te flasin per shkallen e pakontrolluar te informalitetit ne ndertim, qe me siguri ne mos e rendon situaten, as nuk e lehteson?

Kur flasim per “formalitet” ne ndertimin e shtepive, a nuk nenkuptohet qe kjo do te perfshinte mos lejimin e ndertimeve ne zona qe jane te rrezikuara? Me fjale te tjera, po sikur shteti te thote neser, nuk do te japim fare asnje ndihme per shtepite e permbytura sepse jane informale? Kuptohet qe shteti yne nuk e thote kete pune sepse eshte vete ky shtet qe e ka nxitur informalitetin e kesisoj nuk kane guxim te flasin ndryshe.

Shkalla e pare e paligjshmerise ne Shqiperine tone te pasviteve ’90 eshte levizja e pa kontrolluar e banoreve nga nje vend ne nje tjeter. Kjo ka krijuar nje situate tejet te renduar e dramatike nga aspekti ligjor, nga aspekti i nje tregu te hapur per shitblerjen e tokave, nje atmosfere abuzimi ne lidhje me pronat (kujtoni sherrin ne Dukat!), e ne fund te fundit, nje terren te permbytur per te cilin askush nuk mban pergjegjesi – pervec Zotit sigurisht, se Ai duket sikur nuk po flet ne mbrojtje te vetes…

Po e leme me kaq – duke shpresuar se mund te flasim me shume per informalitetin kur permbytjet te kene kaluar…

10 Comments on “Informaliteti & Permbytjet!”

  1. dikush

    shtepite e ndertuara ne toka ku nuk duhet te ishin ndertuar, vitin e kaluar nuk jane kompensuar. Ndoshta pak informacion me shume dhe artikullit do t’i ishte ridrejtuar filli:)

    Ajo qe me bezdis ne kete situate, eshte kur njerezit komentojne ne paditurine e tyre, sepse per fat te keq, njohuria jone eshte kaq e kufizuar ne kete fushe, sa me duket guxim shume i madh te dalim e t’i veme gishtin ketij apo atij. Per fat te mire na jane hapur dhe syte per te pare se media e pavarur dhe guximtare ne Shqiperi, (dhe 90% e medias se pavarur shqiptare eshte pro socialiste apo me mire prone e te majteve, a na thote gje ky fakt?) ne fakt nuk eshte asgje me shume se sa megafoni i partise qe i drejton.

    I vetmi qe ka te drejten te vere gishtin eshte Ai qe ka gjithe diturine dhe qe di prapaskenat dhe kush ka abuzuar e qysh. Ne nuk na mbetemi vetem te lutemi (madje edhe per armiqte, por ne te krishteret e kemi harruar kete, sepse militantizmi po na duket me i embel)dhe t’ia leme Atij ne dore gjykimin dhe te veprojme ne ndihme te atyre qe po vuajne keto dite.

  2. admin

    Flm per komentin… Edhe e kuptoj shume mire kendveshtrimin tend. Megjithate, duhen sqaruar nja dy detaje. E para, nuk e kuptoj shume ku qendron militantizmi ne materialin e shkruar. Kur themi “shteti” e kemi fjalen per ata qe qeverisin. Dhe nuk me intereson fare se te kujt krahu jane. Shteti jane ata qe i kane dale per zot kesaj pune edhe nuk ka pse quhem militant sepse po i kerkoj llogari atyre qe kane pergjegjesi 🙂 Me duket sikur kjo fryma e militantizmit na ka hyre kaq keq ne tru, sa nuk guxojme te kerkojme llogari atyre qe duhet.
    Gjithashtu, kur them qe shteti nuk guxon te mos shperbleje ata qe kane shtepi informale, nuk e kam fjalen qe ai po ju dermshperblen shtepite – por e kam fjalen per cdo lloj trajtimi te ketyre njerezve. Shteti mund te thote qe s’te jap para sepse ke ndertuar pa leje, por ata do te thote qe strukturat e shtetit nuk funksionojne e kesisoj s’kam ku te ndertoj me leje..
    Dhe ne lidhje me mediat: une duke mos dashur te bie ne kurthin e Mediave te majta, e mediave te djathta, kam krijuar nje kontekst “lirie” ne faqen http://www.kuturu.org ku mund te them cfare mendoj qe eshte e drejte. Kesaj i thote “liri shprehje”. Kesaj i thone liri edhe per kedo qe te shprehe mendimin e vet 🙂

    Nejse, duke u pergjigjur komentit, kam shtuar ca gjera qe doja te isha me i pare.. Flm gjithsesi!

  3. dikush

    admin, faleminderit per pergjigjen.

    Jane dy tre gjera ne lidhje me kete ceshtje, te cilat per mua marrin kuptim kur i ve nen driten e asaj qe besoj. Nuk mund te perdorim nje standart te dyfishte, standartin shpirteror kur flitet per Biblen e si te rritemi si te krishtere, e standartin e botes kur gjykojme ngjarjet qe ndodhin ne vend. Ne lidhje me lirine e te shprehurit, shume mire qe po shprehesh, por liri te shprehuri nuk do te thote liri per te mekatuar dhe dhene gjykime nisur nga nje njohuri e kufizuar. Sinqerisht, kur vjen puna tek ceshtje te tilla,si a u vodhen votat apo jo, matem shume per te thene a jane vjedhur a jo, sepse nuk kam pare gje me syte e mi, dhe as nuk jam ne nje pozicion qe me lejon te bej hetime ne lidhje me ceshtjen ne fjale, ndaj gjykimin tim ia le Atij qe ka pare cdo gje dhe qe mua me nxit te lutem per ata qe jane ne autoritet e qeveri, sepse kjo i pelqen Atij.
    Ne lidhje me permbytjet, po flas une sepse te tjeret ishin me pushime gjate veres e nuk folen, me duket e tepruar, sepse as ti e as une nuk dime cfare ka qene ne axhenden e qeverise dhe a eshte marre apo jo gjate veres me ceshtjen ne fjale, pas asaj qe ndodhi vjet. Dhe une nuk jam ne ate pozicion qe te gjykoj drejt, thjesht sepse nuk kam informacionin qe me siguron gjykim te drejte.

    Perendise i pelqen i gjykuari me paanesi, dhe drejtesi. Si mund te gjykoj drejt kur nuk di gjithe faktet? Ia le Atij gjykimin dhe une bej detyren time: lutem dhe bekoj ata qe po na drejtojne, sepse kjo eshte nje oferte qe i pelqen Perendise.

    Ne lidhje me ndertimet pa leje, eshte e padrejte per mendimin tim te mos vesh peshoren ne te dyja anet. Njerezit qe kane shkelur ligjin duke ndertuar aty ku nuk duhet, pa leje pa pyetur apo duke korruptuar, duhet te jene te gatshem te marrin pergjegjesine mbi veten e tyre per vendimet e pamencura qe kane bere. Shteti ka pergjegjesine per mos zbatimin e ligjit, por ama pergjegjesia eshte e dyfishte. Nuk mund te fajesosh vetem shtetin, per ate qe ne fund te fundit ke mbjelle vete me duart e tua ne jeten tende.

  4. admin

    I dashur “dikush”,
    Duket qarte qe ti di me shume per mua sesa eshte thene ne materialin qe kam shkruar. Edhe po i perdor keto per “te me gjykuar” mua ne vend qe te plotesosh apo te heqesh nga argumentet e mia…
    Ngaqe e mirekuptoj lirine e gjithsecilit per t’u shprehur, nuk do te te pergjigjem per cdo argument. Per disa do te flas shume shkurt: E para, nuk me pelqen shume qe diskutimi shkon nga ceshtja ne fjale tek rendesia e menyrave se si duhet te diskutojme, duke futur ne loje edhe faktin qe jemi ose s’jemi besimtare te krishtere! Ajo qe kam thene nuk ka lidhje fare me gjykimin. Eshte thjesht nje opinion modest.
    E dyta, sinqerisht nuk e kuptoj se ku eshte standarti i dyfishte (sidomos ai Biblik?)? Meqe duket se me njihni, atehere po e marr si kompliment qe une te pakten ne anen biblike, jam i paanshem. Ka shume te krishtere qe jane te anshem edhe kur flasin per aspekte te Bibles 🙂
    E treta, kush foli per votat? Ndoshta duhen komentuar ata qe flasin per votat, ose une kur te flas per kete ceshtje!
    E katerta, kur kam shkruar per ceshtjen e informalitetit, a nuk eshte e qarte qe po flas per qeverite e 20 viteve te fundit ne Shqiperi? Cili aspekt i artikullit ju nxiti juve te mendoni qe une jam kunder KESAJ qeverie edhe pro atyre te meparshme?
    Dhe e fundit, une lutem per qeverine me aq sa mundem per t’iu bindur urdhrit te Zotit. Por gjithashtu, ka plot vende ne Bibel (meqe po flasim per Biblen) kur Zoti flet edhe per padrejtesite e “mbreterve” dhe Zoti vete therret qe drejtesia e Tij te shfaqet… Une nuk e di cfare duhet te ndodhe ne Shqiperi qe dikush te mbaje llogari per ate qe ka ndodhur. Edhe njehere, TE MAJTE A TE DJATHTE, nuk dua t’ia di fare! Zoti kerkon drejtesi, edhe une do te lutem per kedo qe mendoj qe nuk po shfaq drejtesi, “per te pambrojturit, te vejat, jetimet, te varfrit…”
    Megjithate, shkoi gjate e me shume sesa mendova 🙂
    Flm per komentin gjithsesi!

  5. Foolmenot

    Jam dakord me mendimin tuaj. Situata eshte e rende sidomos ne veri te Shqiperise dhe ata qe jane pergjegjes duhet te mbajne pergjegjesite e tyre.
    Me lejoni t’i bej nje pyetje Z./Znj Dikush: Cfare lidhje ka Perendia,paragjykimet (ne fakt ju vete po paragjykoni personin qe ka shkruajtur kete artikull per aneshmeri), vjedhja e votave me permbytjen. Zotni apo Zonje/Zonjushe rregulli nr nje i drejtimit : Kur dicka shkon gabim fajin e ka ai qe drejton, qofte edhe nese vete nuk ka patur gisht ne kete permbytje, ata qe drejtojne jane treguar te paafte te menaxhojne situaten. Dhe po te ishin ne cdo shtet tjeter te Perendimit (qe aq shume ne po aspirojme) do te kishin dhene doreheqjen disa ministra edhe pse nuk do te kishin pergjegjesi direkte per situaten. Gje e cila nuk ndodh ne memedheun tone te dashur.

    Nesje, ky emri kuturu.org me pelqeka shume.

  6. dikush

    admin, nese do ta kishe lexuar me vemendje komentin tim, do te kishe kuptuar qe votat jane permendur per ilustrim te argumentit qe vjen me poshte ne lidhje me njohurine e kufizuar.

    Se dyti, nuk ka rendesi paanshmeria ne Bibel, per mua eshte e rendesishme te reflektuarit e atyre parimeve: “Njohuria krekos, dashuria nderton”. Nga menyra e zhvillimit te ketij debati, edhe sikur ta kem kryekeput gabim dhe te te kem rene me qafe kot, mund te ishe pergjigjur shume ndryshe. Qe nga fillmi kam patur kete ndjesi se nuk mund te lesh qe topi te jete ne fushen tende, per kete me vjen keq qe komentova, le te mbese topi ne fushen time, nese kjo te paqton:)

    Ajo qe me ka shqetesuar qe nga fillimi eshte te gjykuarit ne baze te nje informacioni te pjesshem dhe te paplote dhe jo te denuarit e nje fenomeni apo mbrojtja e te vejushave dhe jetimeve. Ne parim ka disa gjera qe jam dakort me ty, ne lidhje me levizjen e pakontrolluar te njerezve, ndertimet pa leje, (apo edhe demtimi i shtreterve te lumenjve dhe liqeneve, demtimi i kanalizimeve, etj etj qe nuk jane permendur ne artikullin tend). Menyra si e ke shtruar nuk me pelqen.

    Bibla flet per profete te guximshem qe folen para mbreterve dhe u kushtoi edhe koken, por ata asnjehere nuk folen nisur nga gjykimi i tyre njerezor dhe pamja e tyre e pjesshme, por pasi paten zbulese nga Zoti. Gjon Pagezori kur konfrontoi Herodin ne lidhje me tradhetine bashkeshortore, mekati i Herodit ishte i qarte si drita e diellit. Tek komentet e meparshme kam permendur se me duket e tepruar qe te thuash se meqe ata qe duhet te kishin folur, ishin me pushime gjate veres, po flet ti. Nese kjo ishte dicka qe t’u zbulua nga Zoti ne lidhje me motivet dhe ato qe nuk bene keta njerez, me fal qe fola.

    Nuk kam asgje me te denoncuarit e fenomeneve negative, mekatit, padrejtesise, ajo qe me shqeteson eshte te nxituarit ne gjykim, te shkojme pertej asaj qe jemi kompetente dhe pertej asaj qe nuk kemi ne fakt: gjithe njohurine per te lexuar zemrat e mbreterve dhe autoriteteve.

    kalofsh mire

  7. dikush

    @foolmenot,
    shume interesant vrulli me te cilin me je nisur, dhe kjo puna e gjykimit. Te pakten shpresoj qe e kupton se ne te njejten kohe je duke me gjykuar mua:)

    Adminit i pelqen liria e te shprehurit, te pakten keshtu ka thene lart, a eshte liria e te shprehurit vetem per adminin dhe fansat/shoket e tij ne kete webfaqe?

    Une nuk i di bindjet politike te adminit dhe nuk me intereson, ajo qe po shpreh eshte se eshte e gabuar ky mentalitet ne Shqiperi qe qeveria ka faj per cdo gje (kushdo qeveri qofte) dhe njerez qe vjedhin dritat, ujin, fshehin taksat, korruptojne punonjesit per te marre ne menyre te pandershme nje te drejte qe nuk u takon, ndertojne aty ku nuk duhet, nuk zbatojne ligjin, hedhin plehrat me vend e pa vend, vjedhin materialet etj dhe ne te gjitha keto qenka pergjegjesia vetem e qeverise?? Po pergjegjesia jote si shtetas shqiptar ku eshte?

    Me fal po mua me duket si loja e Eves dhe Adamit, duhet te kishte folur edhe gjarpri per t’ia lene dikujt tjeter fajin.

    Per mua eshte anesi nese vihet gishti ne njeren ane dhe nuk vihet edhe ne anen tjeter, sepse te dyja anet (shteti dhe popuili) jane pergjegjes, dhe jo vetem njera pale.

    Permendjen e ceshtjes se votave e kam sqaruar tek komenti i meparshem per adminin dhe nuk po e perseris.

    kalofsh mire

  8. admin

    Flm te gjitheve per debatin… Shpresoj qe ia ka vlejtur. “Dikush” – une nuk e kam problem fare qe “topi te ngele ne fushen time” keshtu qe po e mbyll me kaq kete rradhe po shtuar gje.
    Do vazhdoj te shkruaj per ceshtje te tjera – edhe per kete nese kam gje per te thene, qofte edhe nga njohuria e pjesshme…
    Dite te mbare.

  9. Njeri nga ju

    Me shkrin fare komenten tuaja. Po si more Shqiptare (e kuptoj kete ngaqe shkruani shqip, por jam gati te terhiqem nese s’eshte ashtu), asnjehere nuk ndodh qe te flisni per ceshtjen dhe jo per personin? E kuptoj kete se keshtu ndodh me te gjithe ne vendin tim por thashe se e kishim kaluar kete kohe. Do kisha shume qejf te flisja per çeshtjen, apo per çeshtje te tjera per te bere debat, por skam ndermend te futem ne debat e te debatoj per personin (kushdo qofte ky; X apo Y) Hajt debat te mbare 🙂

E mirepresim mendimin tuaj: