Honeymoons: Shpresa qe ngelet ne mes!

kuturuFilm, Jeta Shqiptare, Kosova, Kritike, Rrëmujë1 Comment

“Kur filmi eshte nje “bashkeprodhim shqiptaro-serb” sic eshte “Honeymoons” ne fakt, ti pret qe filmi te shoqerohet me mbiemrin “i guximshem”, dhe ne fakt “Honeymoons” mund te konsiderohet i guximshem”. Keshtu e fillon New York Times permbledhjen e shkurter per filmin “Honeymoons” duke theksuar idene qe nje grup njerezish kane pasur guximin te bejne nje veper te perbashket, duke u perpjekur te tregojne paralelizma mes dy kombeve “armiq” jo vetem ne siperfaqe por edhe thelle ne historine e tyre deri aty ku s’mbahet mend.

Filmi qe u shfaq nga Top Channel ishte surprizues edhe per mua. E para me konfirmoi qe njerezit jane njelloj. Nuk ka ndryshim mes njerezve, pavaresisht se ata jane armiq me njeri tjetrin, prape se prape veprojne njelloj: te nxitur nga urrejtja dhe paragjykimet, duke krijuar kontekste per te penguar kerkimin edhe gjetjen e dashurise, te mbytur nga xhelozia dhe inatet. Edhe serbet, edhe shqiptaret jane nga i njejti lloj.

Gjithashtu filmi i ve emrin budallallekut qe na shoqeron kur e shikojme njeri tjetrin shtrember. A nuk jemi njerez njesoj? Kush e ushqen mentalitetin e nje kombi qe eshte gati te ngrihet kunder nje tjetri edhe te mos vere re njerezine qe ka perballe?

Filmi trajton dy ambiente te ndryshme por ne fakt edhe ai serb i ngjan shume ambientit tim shqiptar. Nje dasme me krisma pushkesh, e valle te shfrenuar, me raki e thirrje xhelozie per “vellane” tjeter qe nuk ka ardhur ne dasem. Ne fund te fundit, a nuk jemi i njejti lloj qenie, te krijuar nga Zoti per te interpretuar realitetin ne te cilin jetojme?

Racizmit i jepet nje pamje gjithe-europiane ne film. Ne nje dialog te djalit shqiptar ne burg, nje tjeter shqiptar i thote atij: “Cfare racistesh qe jane keta italianet! Na trajtojen ne shqiptareve keq. Na kane vene ne te njejtin burg me zezaket!” Nese shkruesi i skenarit e ka pasur ne mend ta hedhe kete lloj fraze atehere kjo eshte e jashtezakonshme. Racizmi eshte nje semundje qe i shfaqet edhe atij ndaj te cilit po ushtrohet racizem. Cfare ironie!

Filmi perfundon me nje situate gati gati te pashprese. Cfare do te ndodhe me fatin e te rinjve nga te dyja kombet? akoma nuk e dime!

One Comment on “Honeymoons: Shpresa qe ngelet ne mes!”

E mirepresim mendimin tuaj: