Histori Shqiptare: Makinisti ndalon trenin per te pare sport!

kuturuRrëmujë1 Comment

Ne realitetin tone, nuk eshte e veshtire te gjesh histori reale por qe i afrohen groteskut te trillimit te nje shkrimtari… Nje i afermi im, me tregoi historine e makinistit te linjes Elbasan – Durres (ose Tirane), te cilit i kishte rene “fati” i keq te drejtonte trenin diten qe luante Gjermani me Argjentinen ne kampionatin boteror qe sapo u mbyll.
Por makinisti e ka pergjigjen. Ne nje fshat diku ne afersi te kavajes, makinisti ndalon trenin, edhe ju thote pasagjereve qe do te nisemi kur te kete mbaruar pjesa e dyte e ndeshjes.
Gjate zhvillimit te ndeshjes, vjen edhe treni tjeter i se njejtes linje, por qe ishte nisur pas te parit nga Elbasani. Edhe ai ndalon per te pare ndeshjen.
Pasi mbaroi ndeshja, makinistet behen gati, therrasin udhetaret edhe nisen perseri per udhe, ne itinerarin e percaktuar.
“Shyqyr!”, do te kene thene me siguri pasagjerat, “qe na fitoi Gjermania, se ndryshe do te kishim ngelur ne mes te rruges!”
Pas kesaj, shprehja “na la treni” do te ishte zevendesuar me “na la makinisti ne rruge, se i humbi Gjermania!”
kuturu.org

P. S. Ju betohem se historia eshte e vertete, pavaresisht se shprehjet qe mund te kene thene udhetaret mund te jene trillime te autorit… Por mos u merrni me trillimet! Vertetesia e historise mjafton per te vene duart ne koke!!!

One Comment on “Histori Shqiptare: Makinisti ndalon trenin per te pare sport!”

E mirepresim mendimin tuaj: