Kuturu-ja si termi i përshtatshëm

kuturuJeta Shqiptare, Kulture Shqiptare, Rrëmujë0 Comments

Prej kohësh po kërkoja një term të përshtatshëm për realitetin e jetës në Shqipëri. Më në fund, mendoj se e kam gjetur: kuturu! Eshtë një ndajfolje që pak a shumë shoqëron një veprim të pamenduar mirë, të vërdallosur pa një shkëmb ku të mbështetet, që flasim pa të dhëna të sakta – dmth flasim në tym – dhe jemi duke ecur KUTURU, pa një drejtim të caktuar por vërdallosemi në erë.

Kam ca miq amerikanë dhe në bisedat e shpeshta me to për jetën në Shqipëri, biseda që kanë ndodhur gjatë periudhës 2 vjecare të studimeve në Amerikë, herë pas here iu përgjigjem interesit të tyre në lidhje me fushat e ndryshme të jetës dhe të kulturës sonë. Pas një farë kohe, vura re që përgjigjet e mia janë shumë të ngjashme: Jemi në tranzicion… akoma nuk e di se ku jemi drejtuar… universiteti po ndryshon, por nuk e di cfarë vlerash po përzgjedh… politika është një demokraci në zhvillim (!) dhe nuk e dimë se si do të shkojë kjo punë…

Me një frazë: “njerëzit po ecin kuturu… pa e ditur se ku po shkojnë në Shqipërinë tonë të fillimshekullit të 21-të.

Në këtë blog, do të shpreh herë pas here mendimet e mia specifike në lidhje me kuturu-llëkun (ndjehem sikur a kam shpikur vetë këtë fjalë por ju të gjithë e kuptoni).

Nganjëherë, të duket se kur flet për kuturu-në, cështjet sqarohen edhe marrin një farë udhe. Nëse ndihesh kështu, më shkruaj ose komento edhe do të kesh gjithmonë një vend në kuturu.org, ashtu sic ke një vend në rrëmujën e madhe shqiptare të kuturullëkut tonë të përbashkët!

E mirepresim mendimin tuaj: