Gërdec, njësoj si tre vjet më parë!

kuturuJeta Shqiptare, Politikë0 Comments

Ju kuptoj, ju kuptoj! Me siguri po mendoni që prapë ngacmohem nga politika që i përdor këto ngjarje të rënda sipas oreksit të vet… Por sepse të tjerët i keqpërdorin, nuk mendoj që heshtja jonë është e justifikuar.

E keqja është akoma mes nesh! Një shoqëri që e pranon vrasjen e njerëzve – edhe të 7-vjeçarëve që atyre që dalin për të luajtur në fshatin e tyre me gurë – nuk e ka fundin të këndshëm…

Në të njëjtën mënyrë, njerëz që e pranojnë tragjedinë si normale, ndoshta kanë nevojë të ndryshojnë këndvështrimin për botën, për veten, e për Zotin gjithashtu…

Të paktën, në këtë tre vjetor, dua të ndjehem sikur kam folur…

E mirepresim mendimin tuaj: