Flamujt e partive!

kuturuFushate Elektorale, Politikë0 Comments

Ka filluar fushata elektorale. Dhe gjithmone ne fushate “kuturulleku” behet me i dukshem.

Ja çeshtja e pare: Flamujt e partive (me thene te drejten, pa asnje perjashtim!) valeviten kudo neper Shqiperi. Ne nje udhetim rreth e perqark gjysmes se Shqiperise (Tirane-Qafe Thane-Shkup-Prizren-Kukes-Tirane), dallohen kudo flamuj te partive politike qe po behen gati per garen elektorale.

C’te keqe ka? Asnje te keqe ndoshta perveç disave qe po rrjeshtoj me poshte:

* Nga ana estetike, nuk eshte se krijojne ndonje pamje aq te kendshme. Mua me japin nje shije “gangsterlleku” dhe ndasie qytetaresh qe e shkaterron estetiken e nevojshme.

* Cfare perfaqesojne ne vetvete flamujt e nje partie? A tregojne qe kjo lloj partie eshte me “flamurtare” se te tjerat? Thjesht nuk kuptoj simboliken e ketij gjesti. (Sikur te kisha mundesi te hyj ne koken e dikujt qe i pari e ka menduar kete lloj shpalosje figurative, ndoshta do ta kuptoja arsyen e vertete te kesaj dukurie!)

* Cfare fitohet me vendosjen e flamujve te partive? A fitohen me shume vota? Me shume autoritet? Me shume perfaqesim?

* Flamujt zakonisht perfaqesojne nje vend te caktuar. Ndoshta edhe flamujt e partive jane vendosur me idene qe perfaqesojne forcen politike e meqe jane shume flamuj atehere njerezit do te mendojne qe kjo parti eshte e shumeperfaqesuar! Ndoshta!

* Mire flamujt, po parate per flamujt nga vijne? Nga vijne flamujt?

* Ka pasur nje kohe – edhe une e mbaj mend megjithese jam akoma ne te 30-tat – kur flamuri i nje partie ishte i bashkuar me flamurin e vendit edhe shije e shpifur e ketij fenomeni me ngjall ndjenja jo te mira ne lidhje me flamujt e partive te shpalosura neper rruge.

Cfare te themi me teper per ta sqaruar kete kuturellek? Hiqni flamujt!

E mirepresim mendimin tuaj: