Fjalët dhe Veprat

kuturuKulture Shqiptare0 Comments

Ju kujtohet zhurma për ndryshimin e këngës shqiptare për në Eurovizion? Për disa javë, kishte artikuj, replika e kundër-replika rreth arsyeve të ndryshimit të këngës. Të gjithë dolën fajtorë e të gjithë të palarë nga kjo histori.
Kur parashikova zallamahinë, pikërisht për këtë zhurmë mediatike e kisha fjalën – që do të fillonte e askush nuk do të fliste me ndonjë zë autoritar për të sqaruar ngjarjen.
Sot vendosa të komentoj shkurt daljen e këngës në treg. Kam vërejtur se, menjëherë sapo doli kënga, zhurma sikur ka pushuar; zhurmuesit po shëllehen në diell duke dëgjuar tingujt e këngës – dhe zërat se mund të na japë çmime po shtohen. Të paktën këtë sygjerojnë reagimet publike nën komentet e këngës në rrjetin Youtube.
Ka një ndryshim gati drastik të reagimeve para publikimit të këngës së re dhe pas publikimit të saj. Reagimi në thelb, sygjeron që beteja e fjalëve është një sport i preferuar i shumë njerëzve. Dhe kur vjen beteja për Fjalë të dikujt vs Fjalëve të dikujt tjetër, ka një përqasje romantike të të gjitha palëve – gati-gati po thonë, se na leverdis të vazhdojmë betejën pa kufinj, sepse të gjithë kemi qejf të flasim; por kur vjen puna për betejën Vepra vs Fjalëve, pala e dytë, më mirë të themi, shumë nga pala e dytë, dorëzohen pa kushte.

Parimi: Përgjigja më e mirë për “akuzat” është të punosh për të ndërtuar një vepër tënden! Mund të pëlqehet, mund të shahet, mund të kritikohet – të gjitha këto me fjalë! Por kritika do të ishte me vend – e gjithashtu do të rëndonte shumë, nëse është një përgjigje me vepra!
Kur dikush më kritikon me një vepër më të mirë se e imja, atëherë, po, më duhet ta dëgjoj fjalën dhe të përmirësohem. Deri atëherë… le të vazhdojnë polemikat pa vlerë! Pothuajse!

Shijojeni këngën!

E mirepresim mendimin tuaj: