Festimi më i mirë i 100 vjetorit!

kuturuPo-e-Zi0 Comments

Reklama që shikoni në linkun e mëposhtëm është për mendimin tim një nga më të qëlluarat në morinë e ideve që qarkullojnë në këtë përvjetor. E kuptoj që ka një qëllim shumë specifik në vetvete, por përtej fokusit, specifik, mendoj që ka arsye për t’u vlerësuar edhe në kontekstin e festimeve të pavarësisë.

Ja arsyet:

Arsyeja 1:

Reklama fokusohet në dy elementë të rëndësishëm të festës së 100 vjetorit, Ahengut si element festiv, dhe domosdoshmërisë për të menduar se si mund ta përmirësojmë të ardhmen e këtij vendi. Kur thjesht festojmë pa marrë parasysh të ardhmen, atëherë thjesht po kalojmë kohë të bukur. Kur mendojmë vetëm për gjëra që mund ti përmirësojmë pa festë, atëherë mungon atmosfera e nevojshme e përkujtimit të ngjarjeve të mëdha e frymëzuese të së kaluarës.

Arsyeja 2:

Respekti për vendin nuk tregohet thjesht me mbajtjen e flamurit në dorë a në ballkon. Si shembull, si do të ndjeheshit nëse nga një ballkon i zbukuruar me një flamur të qëndisur me dorën e ndonjë prej Shqiptarëve më të mirë qëndistar, nga i njëjti ballkon, kur ti po sodit bukurinë e flamurit (në këtë rast, po supozojmë që është një flamur me shqiponjën e duhur!), dmth nga i njëjti ballkon, papritur fluturon një qese e bardhë plasmasi e mbushur me fasule të prishura, lëvozhga qepësh e domate të squllura nga kalbja? Cfarë do të mendoje për shqiptarët patriotikë me flamur të bukur në ballkon kur të të bjerë kjo qesja mu në majë të kokës së larë e mbi kostumin më të bukur që ke veshur, meqë po shkon në një darkë të veçantë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë?

Arsyeja 3:

Shqipëria nuk është bërë vetëm nga patriotë që “flasin” e kurrë s’bëjnë gjë. Ne kemi plot njerëz sot që flasin për të bërë gjëra të bukura për atdheun, por shumë prej tyre, nuk janë gati të të zbresin nga makina e të të lënë në mes të rrugës për shkak të gjërave të gabuara që bën, qoftë edhe sikur të të kenë të afërm…

Këto janë arsyet e mia? Ndonjë mendim tjetër?

E mirepresim mendimin tuaj: