E aprovuar per te gjithe familjen!

kuturufamilja, Jeta Shqiptare, Kritike, Rrëmujë, Vlera0 Comments

Ne vazhdim te postimit te meparshem “Mos e lidh, qe ta gjesh”:) po permend nje aspekt JO KUTURU nga nje vend tjeter qe e shikojme si frymezim per demokraci e zhvillim. Nje organizate jo fitimprurese ne Amerike, e quajtur “Parents Televizion Council” (http://parentstv.com), ofron çdo vit çmime per 10 kompanite qe kane hedhur ne treg reklama te pranueshme per te gjithe familjen (nenkupto, reklama te pranueshme per te gjitha moshat).

E solla kete model per dy arsye:

1. Eshte e pranueshme boterisht qe jo çdo gje qe shfaqet ne ekran (ose edhe ne radio) eshte e kaperdishme per te gjitha moshat. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe femijeve nuk ju ben mire nje reklame me mesazh seksuale, materialist, ose egoist. Duket sikur familjet shqiptare akoma nuk e kuptojme kete gje – ndryshe nuk ka si shpjegohet qe femije 5 vjec dalin ne televizor edhe kendojne kenge “popullore” me djem qe kendojne Hip – Hop e vajza qe kercejne verdalle tyre pa shume rroba ne trup! Gjithashtu nuk ka si shpjegohet qe ne nje program “familjar” ne mes te se dieles e ne mes te diellit, famijet 7 – 12 vjeç pyesin persona publike se sa te dashur kane. Madje, nuk jane te kenaqur qe aktori humorist ka vetem nje te dashur! Ajo qe shfaqet ne TV shpeshhere na e ka mbushur mendjen qe eshte normale qe te kemi me shume se 1 te dashur… Me trimi ai qe ka me shume! (Nje shenim anash: M’u duk shume e pergjegjshme qe aktori ne kete rast e tha hapur qe ka vetem 1 te dashur edhe ishte i kenaqur me kete!)

E perseritur prape, duhet te kemi kujdes me çfare i ushqejme kalamajte. Mos ju jepni qumesht te prishur, ushqim te skaduar, buke te djegur, e reklama te papergjegjshme qe nuk jane per moshen e tyre! Ka edhe gjera te tjera qe duhen shtuar ne liste por ju i dini vete!

2. Arsyeja e dyte pse desha ta permend kete shembullin amerikan eshte qe publiku ka shume ndikim ne kohen tone. Organet pergjegjese mund te mos jene te shqetesuar per problemet ne reklamat qe lejohen te shfaqen, TV mund te mos heqin dore nga ca reklama per shkak te parave qe marrin – por ne qe jemi te interesuar mund te themi mendimin tone.

Edhe meqe dua ta themi mendimin tone, po ju ftoj te listoni reklama qe keni pare gjate ketij viti, qe nuk kane qene me vlere per te gjithe familjen. Ju lutem, nese do te komentoni, shkruani thjesht: Emrin e kompanise, llojin e reklames, edhe pse e konsideroni problematike.

Ne fund, do te kemi nje liste kompanish nga te cilat duhet te ruhemi! Shpresoj!

E mirepresim mendimin tuaj: