Dita e dyte e vitit 2011

kuturuJeta Shqiptare0 Comments

Sot eshte dita e dyte e vitit te ri. Rruget jane pak me te gjalla se dje, e me te vdekura se neser me siguri. Shume prej atyre qe levizin, jane meso-njerez cift qe s’kane mbaruar vizitat tek te afermit e larget. Te tjere jane ne rruge duke percjelle ata qe erdhen nga larg per vitin e ri. Te tjere rrine vetem perpara portes a thua se po shpresojne akoma te vijne ata qe nuk kane ardhur.

Dyqanet qe kane shitur shume jane te mbyllura e disa te tjere i kane hapur qe sot. Kolite me pije freskuese shumengjyreshe jane terhequr nga rruga. Edhe arkat me portokalle e mandarina qe kishin zene pothuajse gjithe trotuarin nuk jane me aty.

Kafet jane plot me burra – me siguri grate po pastrojne zallamahine e festes – e burrat po pijne duhan duke treguar ne paqe historite e vitit qe shkoi. Dyqanet e baseteve jane hapur qe dje, se kishte ndeshje e me siguri ata qe i hapin jane te kenaqur qe s’e kishin pushim.

Eshte kthyer perseri atmosfera e zakonshme e vitit, me zhurme makinash qe levizin pa pushim, me qen qe lehin prapa portave se jane prape te uritur pasi kane lepire kockat naten e vitit te ri, e me kalamaj qe vrapojne trotuareve duke thirrur me ze te larte.

Viti i ri ka filluar.

C’kuptim ka jeta?

E mirepresim mendimin tuaj: