Debatet e gjakmarrjes: ku eshte shoqeria shqiptare?

kuturuBesim, Kulture Shqiptare1 Comment

Fenomeni i gjakmarrjes ka marre nje jete tjeter, kuptohet krejtesisht te pafajshme, ne raport me krimin qe eshte kryer pese vjet me pare. Veshtire se ndokush do ta pranonte hapur idene qe dikush ne fis eshte fajtor per vrasjen qe ka kryer xhaxhai i tij disa vite me perpara.

Kete rradhe plaga e gjakmarrjes ka nxitur opinionin publik te merret me gjate me kete teme. Ne fakt e verteta eshte qe jeta e nje pastori eshte po aq e vlefshme sa jeta e nje njeriu te panjohur… E megjithate, kur vritet dikush qe punon ne te mire te te gjithe komunitetit, mendo cfare ndodh me kete “te panjohurin” ne Shkoder a ne Malesine e Madhe diku…

Gazeta Shqip kishte sot nje faqe kushtuar pastorit nga Shkodra. Me vjen mire qe nje gazete e ketyre permasave i ka kushtuar vemendje kesaj ngjarje. Ne fund te fundit, a nuk duhet te reagojme te gjithe kunder asaj qe e quajme te padrejte e te pamoralshme?

Po ne kete gazete, me beri pershtypje vezhgimi i gazetes ne lidhje me reagimin e komuniteteve fetare ne Shqiperi. Tani, kuptohet qe komunitetet fetare nuk jane te detyruara te reagojne, per mendimin tim. As nuk duhet te reagojne sepse i ndjeri ishte pastor i nje kishe ungjillore. Ndoshta komunitetet ne Shqiperi nuk do te motivoheshin nga ky fakt per shkak te mendimit qe kane ne pergjithesi per komunitetin ungjillor.

Por per vrasjen e nje prindi, ne mes te rruges, ne driten e diellit, e aq me teper per vrasjen e dikujt qe i sherben nje komuniteti, duhej reaguar. Vetem perpara disa javesh komuniteti ortodoks reagoi per vrasjen e nje te riu ne Himare. A nuk ka po aq vlere jeta e nje njeriu ne Shkoder per drejtuesit e kishes ortodokse? A nuk eshte e qarte se nese ne nuk reagojme kur dikush vritet ne kete menyre, ne te gjithe jemi te rrezikuar te kemi te njejtin fund nje dite?

Cudirat e mjedisit shqiptar vazhdojne… Kete rradhe duke prekur edhe komunitetet fetare ne Shqiperi, qe per fat te keq kane frike te reagojne kunder se keqes, edhe pse e keqja  i ka ndodhur dikujt qe nuk ju perket atyre.

One Comment on “Debatet e gjakmarrjes: ku eshte shoqeria shqiptare?”

E mirepresim mendimin tuaj: