Çfare s’shkon me festen?

kuturuBesim, Jeta Shqiptare, Kritike, Politikë, Rrëmujë1 Comment

Ka ca elemente te festes shqiptare te Krishtlindjes qe jane per tu theksuar ne kuturullekun e ambientit tone. Perpara se te rendis disa, po bej nje paranteze: nese vezhgime te ketij lloji ju prishin atmosferen e festes, ju kerkoj ndjese. Une shpresoj qe venia ne dukje e kuturullekut do te ndihmoje sadopak qe marrezira te ketij lloji te mos perseriten aq shpesh sa ne Shqiperi…

E para, kur themi “Gezuar Krishtlindjet” pse nuk themi edhe “Gezuar Vitet e Reja”? Te pakten nga ana gjuhesore do te ishim te sakte. Me sakte do te ishte te themi: Gezuar Krishtlindjen! sepse kjo feste perkujton lindjen e nje personi. Kaq e thjeshte!

E dyta, pse ne pasqyrimin e festave nga ana e mediave, tregohen ne ekrane kaq shume politikane, me grate e familjaret e tyre. Ne njeren nga mediat madje ishte pasqyruar edhe fakti qe grate e politikaneve i japin doren njeri tjetrit kurse politikanet jo. “Ne nje dite si kjo, duhet dhene dashuri!”, thoshte komenti e politikanet nuk e japin as sot. Perralla! Te gjitha ditet jane njesoj per te dhene dashuri. Nuk kemi nevoje per njerez qe na drejtojne qe shtyhen nga emocionet per te na dhene kenaqesine e nje shtrengimi duarsh. Ne kemi nevoje per politikane te pergjegjshem qe bejne punen qe iu eshte caktuar ashtu si ai pastruesi i lagjes sime qe punon gjithe naten per te pastruar rrugen. E megjithate  kisha fjalen tek Mediat 🙂 C’na duhen fytyrat e politikaneve qe i veshin festes arritjet e tyre te medha gjate vitit? Me vjen keq edhe per kleriket qe rrine ne rradhe duke pritur vizita kur diku mund te kete njerez qe kane nevoje per kujdesin e ketyre klerikeve, sipas porosive te Zotit…

E treta, perseri me mediat: po si nuk doli nje media qe te mund te sqaroje pak me shume se llustrat e zakonshme kuptimin ose te pakten origjinen e festes se Krishtlindjes? Kaq te zene jane keta njerez sa perserisin cdo vit te njejten frazeologji te bezdisshme – festa e dashurise, e qirinjve, e mirekuptimit, e tolerances, e lindjes se jetes se re ne zemrat tona, e te tjera sajesa si keto. Sa lodhen kot duke perseritur te njejtat fraza, perse nuk hapin ca faqe serioze interneti e te lexojne nja dy rrjeshta?

Kaq kete rradhe! Shpresoj vitin tjeter te pakten ca fakte historike te jene me te qarta…

One Comment on “Çfare s’shkon me festen?”

  1. dikush

    po aq dine te uruarit, edhe njerezit me duket se aq duan te degjojne, se po t’u thuash me shume, mbyllin veshet.

E mirepresim mendimin tuaj: