Censurimi: Me ne fund nje lajm i mire!

kuturufamilja, Jeta Shqiptare, Kosova, Kulture Shqiptare, Vlera0 Comments

Sot, ndersa po hidhja nje sy faqes web te lajmeve balkanweb.com, me zuri syri nje lajm per cenurimin e nje kenge te Nora Istrefit ne Kosove. Sipas lajmit, televizionet ne Kosove po e transmetojne kengen vetem pas ores 10 te darkes, duke pretenduar se kenga eshte e papershtatshme per orare me te hershme.
Pavaresisht se nuk e kam degjuar kete kenge, edhe madje as nuk kam pare video (ndoshta kur ta shikoj, do te jem ne gjendje te komentoj mire) mendoj qe ky eshte nje lajm i mire per kulturen shqiptare.
Apriori, arsyetimet jane me poshte:
Shtete te tjera qe i admirojme edhe perpiqemi ti kemi si model, duke perfshire edhe SHBA, e kane aplikuar kete tradite me kohe. Jo vetem pamjet censurohen por edhe fjalet e thena aty ketu censurohen. Ndoshta e keni vene re qe disa TV amerikane i fillojne transmetimet e evenimenteve te drejtperdrejta me disa sekonda vonese, vetem qe te sigurohen qe i anashkalojne edhe aty ndonje lloj shfaqje te papershtatshme per nje publik me te gjere ne orare te caktuara. Ne nuk kemi pse te bejme perjashtim.
Kuptohet, me e mira do te ishte te mos lejojme femijet tane te shikojne kohe a pa kohe televizor, por sidoqofte, tashme eshte tradite e familjes shqiptare qe te shikojme programe TV se bashku. Edhe do te ishte ndihme te dime qe ne oraret e shikimit si familje, programi eshte i pershtatshem per nje grup shikuesish me te gjere.
Nderkohe, videoklipet shqiptare (sidomos videoklipet) i kane tejkaluar me kohe caqet e asaj qe quhet e pranueshme per orare familjare. Nuk e di se kur do te dale diku me autoritet ne kete fushe, qe ta pranoje hapur qe lakuriqesia, disa fjale te fjalorit te rruges dhe erotik, te sharat, te ekspozuarit e veshjeve te brendshme, skena gati-gati pornografike, e te tjera si keto – nuk duhen lejuar te shfaqen ne ca ore te dites. Madje as ne radio nuk duhen lejuar te transmetohem kenge qe kane fjale te tilla gjate oreve te dites. Ky njeriu qe e kupton mire fushen, dhe qe ka autoritet nuk eshte gjendur akoma ne Shqiperi.
Ju qe do ta lexoni pak shpejt kete shkrim, vini re qe nuk thashe qe kengetaret duhen denuar nese bejne videoklipe te tilla. Ata duhet te jene te lire ta shprehin artin (kjo puna e artit eshte nje bisede me vete!) ashtu sic e preferojne ata. Por transmetimi ne TV publike ne ore kur grupmoshat jane te ndryshme edhe mund te perfshijne edhe femije, nuk eshte i lejuar. Valet e TV falas jane falas per te gjithe. Studiot ku behen videoklipe jane te kengetareve dhe producenteve. Duhen mbajtur te ndara te dyja keto.
Derisa shoqeria te kete filluar ta kuptoje rrezikun qe na kanoset nga kjo lloj mungese vemendje per keto detaje, te pakten kam rastin t’ju them disa producenteve muzikore neper TV e Kosoves: Bravo ju qofte! Po i hidhni hapat me shpejt se ne shqiptaret e Shqiperise ne kete fushe… Jeni me pak kuturu!
Ketej nga ana jone, po shpresojme te kthjellohet situata shpejt!

E mirepresim mendimin tuaj: